LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet fluksi i refugjatëve që hyjnë nga Greqia në Shqipëri/ Ja si e kalojnë vijën kufitare

29 Shtator 2020, 09:59, Kronika CNA
Rritet fluksi i refugjatëve që hyjnë nga Greqia në

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i refugjatëve që I drejtohen Shqipërisë, për të kaluar pastaj në një nga vendet e BE.

Çdo ditë nga FRONTEX, kapen mesatarisht 40-45 shtetas të huaj, të cilët pasi intervistohen pjesa më e madhe e tyre kthehen mbrapsht.

Pas procedurave janë të detyruar të rikthehen në vendet e tyre.

Duket se gjatësia që përshkruajnë këta shtetas është e madhe gati 63 km vijë kufitare nga pjesa e Nikolicës e deri në liqenin e Prespës, shumë prej refugjatëve i shpëtojnë patrullave të policisë sonë dhe asaj të FRONTEX.

Persona të cilët më vonë priten nga shtetas të cilët i transportojnë drejt kryeqytetit e më pas të zgjedhin si destinacion final një nga vendet e BE./CNA.al

Lajmet e fundit nga