LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ David Lega mesazh politikës: Të zbatohet 5 qershori siç është rënë dakord

29 Shtator 2020, 15:51, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ David Lega mesazh politikës: Të zbatohet 5 qershori

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, ka reaguar për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që priten të miratohen në Parlament.

Lega deklaron se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet ashtu siç është rënë dakord, duke nënkuptuar se është kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ai thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE.

?Në Shqipëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç është rënë dakord?, shkruan Lega në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga