LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë/ Paralajmërimi i fortë i Bashës: Vendi drejt katastrofës

29 Shtator 2020, 09:06, Politikë CNA
Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë/ Paralajmërimi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë, për të cilën tha se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha paralajmëroi se për shkak të keqmenaxhimit të situatës, vendi po shkon drejt katastrofës.

?Këta 6 muaj nuk kanë shërbyer për një plan efikas masash që të ndihmojë njerëzit apo të përmirësojë përgjigjen shëndetësore ndaj Covid dhe efektin që ka pasur tek pacientët e sëmuindjeve të tjera dhe familjarët e tyre.

Këto nuk janë gabime, por faje. Propozimet e PD nuk u zbatuan. Sot është gjendja më e keqe në rajon.

Të njëjtët shkaktarë të keqmenaxhimit të pandemisë viojnë lojërat propagandistike, ndërsa vendi po përballet me një katastrofë?-tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga