Connect with Us

Meta  takim me Koordinatoren e re të OKB-së në Shqipëri/ Ja çfarë u bisedua

Politikë

Meta  takim me Koordinatoren e re të OKB-së në Shqipëri/ Ja çfarë u bisedua

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta  ka takuar ditën e sotme Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta thekon se gjatë takimi në fokus ishte rëndësia e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin  strategjik për integrimin në BE.

“Me kënaqësi prita sot Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë.

E sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.

Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.

Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova gjithashtu synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.

LEXO EDHE:  Kuvendi/ Mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit Meta

Përcolla falenderime të veçanta për Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen që agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë dhënë për institucionet shqiptare dhe shtresat e prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.

Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në”, shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Meta dhe Basha në bunkerin e Surrelit

LEXO EDHE:  Meta nis nesër takimet me partitë jashtëparlamentare

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Burrat janë më të trembur se gratë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama: Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE