Showbizz
“Më ndjekin më shumë se Dua Lipën”/ Robert Berisha ironizon këngëtaren

Këngëtari Robert Berisha vijon të bëjë zhurmë me deklaratat e tij. Së fundi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka thumbuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.
Gjatë intervistës ai u shpreh se gjatë periudhës së karantinës ka vënë re që kur futej live kishte më shumë fansa që e ndiqnin sesa Dua Lipën, që është një artiste me famë botërore.
“Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17 mijë e 600 njerëz. Tregoja barsoletat, këndoja, kisha dhe barsoleta me spec siç i thoni ju dhe aty lindi idea për emisionin +16.”, tha Roberti.
Roberti ka bërë së fundmi me dije se krahas muzikës, se do të vijë dhe me një emision të vetin. Por krahas angazhimit për programin, Berisha nuk e ka lënë pas as muzikën, pasi pritet që së shpejti të publikojë bashkëpunimin me këngëtaren Ada Luka./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bukuroshja shqiptare që ju lë pa mend me format e saj/ Fotot më shpërthyese të modeles
Ziza Pajaziti është një nga modelet më bombatsike shqiptare. Bukuroshja shqiptar shpesh komentohet në media për pozat e saj provokuese. Shumë njerëz e krahasojnë me...

Pika e saj më e fortë është gjoksi/ Njihuni me modelen ruse që çmend meshkujt
Louisa Khovanski është një modele shumë e ndjekur në Instagram. Përveçse modelingut ajo është një fotografe shumë e zonja.Louisa Khovanski i tërheq fansat e saj...