Connect with Us

Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

Shëndeti

Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

Publikuar

-

Mbi 100 të infektuar në 24 orë/ Regjistrohen katër viktima nga Covid-19

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Mësohet se gjithashtu janë konfirmuar pozitive 127 raste të reja.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, raportoi se që nga dita e djeshme janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Nga 820 testime dhe rastet janë konfirmuar në këto bashki: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Përleshja në Devoll/Dyshohet për pazare droge, çfarë i morën viktimës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)

Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Green Pass për të hyrë në auditore, por jo në kafene/ Bino ia kalon përgjegjësinë Komitetit

Publikuar

-

Nga

Shumë shtete pezullojnë përdorimin e AstraZeneca/ Silva Bino del garant: Është e sigurtë

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje me ‘Opinion’, ku po diskutohet për vaksinimin e detyruar të studentëve, u pyet nga moderator Blendi Fevziu se pse green pass po kërkohet vetëm në auditore dhe jo në kafene ku rrin shumica e shqiptarëve.

Bino u përgjigj shkurt duke thënë se ky vendim merret nga Komiteti dhe jo nga ajo apo Ministria.

“Po ta kërkonim green pas në kefene do ishte një debat shumë i madh këtu.

Këto janë vendime që po merren hap pas hapi. Merren nga Komiteti Ekspertëve për Vaksinimin.



LEXO EDHE:  Gjermania ashpërson sërish masat/ Zgjat kufizimin deri në 31 janar

LEXO EDHE:  What Lulzim Basha’s analysts don’t want to understand

Nuk merren as nga unë as nga Ministria.

Të rinjtë qoftë në auditore qoftë në vende të tjera duhet të vaksinohen.

Këto po e bën e gjithë bota e qytetëruar pse mos e bëjnë edhe studentët tanë”, tha Bino./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bien shifrat e infektimeve/ Humbin jetën 9 pacientë

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2522 testime, kanë rezultuar pozitivë 217 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Përleshja në Devoll/Dyshohet për pazare droge, çfarë i morën viktimës

LEXO EDHE:  Rastet kur të famshmet shqiptare janë dukur copy-paste si Kim Kardashian



Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 217
Të shëruar në 24 orë 202
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2522

Testime totale 1,261,888
Raste pozitive 178,188
Raste të shëruara 169,085
Raste Aktive 6,274
Humbje jete 2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3078
Durrës 710
Fier 698
Shkodër 486
Elbasan 231
Berat 194
Gjirokastër 191
Lezhë 188
Kukës 159
Korçë 143
Vlorë 114
Dibër 82

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk ka ndikim në shëndetin riprodhues”/ Bino thirrje studentëve të vaksinohen

Publikuar

-

Nga

Efekte anësore nga vaksinimi masiv?/ Silva Bino zbulon sa raste janë raportuar

Qendrat e vaksinimit në fakultete do të qëndrojnë të hapura dhe pas nisjes së vitit të ri akademik.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino u ka bërë thirrje studentëve të vaksinohen, në të kundërt për të hyrë në auditore çdo javë duhet të  paraqesin një test negativ.

“Të rinjtë mund të vaksinohen fare mirë, qoftë me vaksinën kineze dhe Pfizer.Nuk ka asnjë ndikim vaksina në shëndetin riprodhues. Të gjitha këto kanë qenë diskutime të hamendësuara,” thekson Bino.



LEXO EDHE:  Përleshja në Devoll/Dyshohet për pazare droge, çfarë i morën viktimës

LEXO EDHE:  Rama zbardh takimet me Bashën dhe Metën/ Ja çfarë i thashë Lulit

Po studentët të cilët kanë kaluar sëmundjen a duhet të vaksinohen për tu  futur në auditore?

“Nëse e kanë kaluar dhe janë brenda 1-3 muaj, mund të mos jenë të vaksinuar, por të testohen,” është shprehur Bino në një intervistë për ABC news./CNA.al

LEXO TE PLOTE