Connect with Us

Konsulenti i Soros-it në Gjykatën e Tiranës/ Si u pasurua Julian Haxhiu?

Vetingu

Konsulenti i Soros-it në Gjykatën e Tiranës/ Si u pasurua Julian Haxhiu?

Publikuar

-

Vrau 61-vjeçarin Latollari/ Lihet në burg ish-ushtaraku Fatmir Demiri

Vetingu, ka hedhur dritë mbi skandalet në sistemin e drejtësisë.

Fjalët dhe akuzat që thuheshin nën zë kanë rezultuar të vërteta, pasi jo pak gjyqtarë dhe prokurorë kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë.

Ana tjetër e medaljes së këtij procesi dyshohet se është marrja e vendimeve me dy standarte, ndaj gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar i janë drejtuar Strasburgut.

Aktulisht procesi po vijon, ndonëse me ritme të ulta. CNA.al, e cila e ka ndjekur hap pas hapi këtë proces, po raporton mbi aspektin profesional dhe atë pasuror të çdo prokurori dhe gjyqtari.

Në filtër këtë radhë do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu. Ky i fundit e ka nisur karrierën në Mirditë, për të vijuar më pas në Lezhë dhe Tiranë.

Gjyqtari Julian Haxhiu në vitin 2016, është lakuar nga mediat pasi “rrëzoi” Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohej nga Adriatik Llalla në favor të ILDKPKI-së.

                         Gjyqtari Julian Haxhiu

Kujtojmë se në vitin 2016, Prokuroria vendosi t’i sekuestrojë dosjet për disa zyrtarë dhe serverin e ILDKPKI-së, për të parë nëse në to kishte pasur prova apo fakte për ndëshkimin e zyrtarëve.

Ndërkohë, ILDKPKI bëri padi në Gjykatën e Tiranës.

Gjyqtari Julian Haxhiu vendosi menjëherë që të anulojë urdhrat e sekuestrimit të Prokurorisë, për gjashtë raste, përfshirë katër dosje, protokollin dhe serverin e ILDKPKI-së.

Prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, e cila në mesin e dhjetorit 2016 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit. Duke qenë se vendimi mori formë të prerë, Prokuroria u detyrua t’i kthente dosjet në ILDKPKI, ndërsa bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjashtë rekurset e Prokurorisë së Përgjithshme janë rrëzuar që në Dhomën e Këshillimit, duke mos u kaluar fare në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, për shkak se “nuk plotësohen kushtet ligjore”.

Sa i përket pasurisë as Haxhiu nuk mbetet pas nga kolegët e tij.

Të ardhurat e tij nuk rezultojnë vetëm nga paga si gjyqtar, por edhe si pedagog në dy apo tre universitete private njeherësh. Se ku e gjen kohën një gjyqtar që të përgatitet edhe për punën në Gjykatën e Tiranës që shquhet për mbingarkesë  edhe për mësimdhënie, vetëm zoti Haxhiu e di.

Por,  të ardhurat e tij kanalizohen edhe në aspekte të tjera. Haxhiu ka përfituar shuma jo të vogla, duke bërë konsulentin e SOROS-it, konsulentin e OSBE-së, konsulentin e Unionit të Gjyqtarëve si dhe anëtarin e komisionit të Apelimit në FSHF.

Nga të ardhura të majme karakterizohet edhe bashkëshortja e tij, e cila për OPDAT ishte me yllin në ballë, pasi shpërblehej me shuma jo të vogla.

Por pavarëisht të ardhurave të shumta që bashkëshortët Haxhiu marrin, sërish deklarojnë disa kredi, të cilat i justifikojnë me blerje banese.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Julian Haxhiu.

Viti 2003

Shtëpi banimi me sip 133 m2, në Tiranë, dhuruar nga një shoqëri ndërtimi. Pjesa zotëruese 50 %.

Autoveturë Benz 190 me vlerë 250 000 lekë.

Kursime në shumën 236 966 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 600 482 lekë.

Honorare si pjesë e bordit të shkollës së magjistraturës në shumën 12 000 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 156 000 lekë.

Të ardhura nga paga e babait nga Agjencia kombëtarë e duhanit, Tiranë, në shumën 384 624 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës nga shtëpia e pionierit, në shumën 240 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 845 658 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 153 000 lekë.

Të ardhura nga paga e babait nga Agjencia kombëtarë e duhanit, Tiranë, në shumën 365 004 lekë.

Të ardhura nga paga e nënës nga shtëpia e pionierit, në shumën 308 400 lekë.

Viti 2005

Kartë krediti e subjektit deklarues në shumën 600 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 767 232 lekë.

Shpërblime në shumën 24 817 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 145 170 lekë.

Viti 2006

LLogari rrjedhëse për pagën e subjektit deklarues në shumën 198 793 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 142 276 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 0 44 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Mirditë, në shumën 859 837 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 159 840 lekë.

Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 67 857 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 832 143 lekë.

Viti 2007

Shitje autoveture Mercedez Benz në shumën 450 000 lekë.

Blerje autoveture Mercedez Benz në shumën 600 000 lekë.

Llogari  rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 630 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 859 837 lekë.

Të ardhura si pedagog në UET, në shumën 630 euro.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 172 170 lekë.

Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 427 356 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 560 714 lekë.

Viti 2008

Të  ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 796 564 lekë.

Të ardhura si pedagog në UET, në shumën 860 euro.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 215 640 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 840 euro.

Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 678 571 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 1 221 428 lekë.

Viti 2009

4 LLogari rrjedhëse e subjektit deklarues, por nuk deklaron shuma.

Të  ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 020 000 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 246 420 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 1 359 euro.

Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Shlyer shuma 746 308 50 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 475 119 50 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 321 815 57 lekë, pa u shlyer shuma 2 284 412 16 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 458 975 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura si pedagoge tek UFO, në shumën 169 975 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer shuma 1542 96 dollarë, ndërsa pa shlyer shuma 6707 69 dollarë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer shuma 99 630 lekë, mbetur pa shlyer shuma 346 981 46 lekë.

Viti 2010

Llogari rrejedhëse e subjektit deklarues me bashkëshorten, nuk e deklaron shumën.

Të  ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 030 854 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 362 970 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 99 670 lekë.

Kredi për qëllim strehimi në shumën 1 900 000 lekë me fat 7 vite. Është shlyer.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 386 097 84 lekë, pa u shlyer shuma 1 570 195 31 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 304 797 90 lekë, pa u shlyer shuma  5 731 259 87 lekë.

Bashkëshortja, llogari kursimesh në shumën 297 555 48 lekë.

Bashkëshortja, plan kursimesh në shumën 5 000 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 675 668 lekë.

Bashkëeshortja, çmim nga OPDAT dhe Ambasada Amerikane në shumën 55 125 lekë.

Bashkëshortja, pagesa jashtë orarit nga OPDAT në shumën 407 803 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer shuma 1 683 95 dollarë, ndërsa pa shlyer shuma 4 316 38 dollarë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer shuma 99 62184  lekë, mbetur pa shlyer shuma 228 918 94 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dieta në OPDAT në shumën 2112 25 dollarë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura si pedagoge tek Universiteti Amerikan  Tiranës, në shumën 47 250 lekë.

Viti 2011

Marrë 50% e të drejtave mbi llogarinë e kursimeve nga bashkëshortja Brunilda Haxhiu në shumën 297 565 48 lekë.

Marrë 50% e të drejtave mbi planin e kursimeve nga bashkëshortja Brunilda Haxhiu në shumën 157 209 47 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë në shumën 86 00 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 93 686 lekë dhe shpërblim 10 000 lekë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e pare per reformen ne Drejtesi, perplasje mes paleve

Të ardhura nga paga si pedagog në Universitetin Amerikan të Tiranës, në shumën 124 700 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 151 230 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog pranë Tirana Business University në shumën 1 397 euro.

Dieta për pjesëmarrje në një takim me gjyqtarë në Serbin në shumën 260 euro.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 386 097 84 lekë, pa u shlyer shuma 1 337 002 83 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 731 514 96 lekë, pa u shlyer shuma  5 537 660 22 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 755 539 lekë.

Bashkëshortja, pagesë e prapambetur për rritjen në gradë nga OPDAT në shumën 75 314 lekë.

Bashkëshorrtja, pagesë për punën jashtë orarit nga OPDAT, në shumën 341 888 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për blerje ap në shumën 30 000 USD. Shlyer e gjithë kredia.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu, kredi për rinovim ap, në shumën 400 000 lekë. Shlyer e gjithë kredia.

Viti 2012

Llogari kursimesh në shumën 88 101 06 lekë.

Plan kursimesh në shumën 395 454 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 183 816 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 55 689 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog pranë Tirana Business University në shumën 147 500 lekë.

Pagesë për shërbim konsulence nga Fondacioni SOROS, në shumën 329 395 5 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 357 191 25  lekë, pa u shlyer shuma 1 036 345 84 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Shuma e shlyer është 732 329 54 lekë, pa u shlyer shuma  5 330 370 50 lekë.

Bashkëshortja deklaron ap banimi në Tiranë me sip 91 m2, që kushton 4 500 000 lekë, ndërsa sipas vlerësimit të ZRPP vlera është 6 825 000 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 835 410 lekë.

Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit nga OPDAT, në shumën 279 317 lekë.

Bashkëshortja, dieta për udhëtime nga OPDAT në shumën 129 507 lekë.

Bashkëshortja, pagesë për punë të mirë nga OPDAT në shumën 132 138 lekë.

Viti 2013

Llogari kursimi e bashkëshortëve Haxhiu në shumën 8 339 49 lekë.

Plan kursimi i bashkëshortëve Haxhiu në shumën 745 756 55 lekë.

Ap banimi me sip 89.82 m2 në Tiranë, me vlerë 6 200 000 lekë.

Garazh me sip 18. 77 m2, me vlerë 500 000 lekë.

Llogari kursimi për fëmijën në shumën 180 000 lekë.

Para në dorë në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 174 392 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagog në fakultetin juridik “Luarasi”, në shumën 75 320 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 164 673 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 918 dollarë amerikanë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 3 750 euro.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. Shuma e shlyer është 373 834 65 lekë, pa u shlyer shuma 757 405 12 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 5 800 000 lekë. Është shlyer e gjitha.

Viti 2014

Llogari rrjedhëse në shumën 124 778 99 lekë.

Llogari kursimesh në shumën 1 618 96 lekë.

Plan kursimesh në shumën 976 782 03 lekë.

Llogari kursimesh për fëmijën në shumën 325 796 57 lekë.

Tre llogari rrjedhëse në shumat, 5 680 12 lekë, 16 386 80 lekë dhe 12.36 euro.

Para cash në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 112 268 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 161 271 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 689 dollarë amerikanë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 540 euro.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 924 077  lekë.

Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit dhe dieta nga OPDAT, në shumën 143 191 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga SOROS, në shumën 900 dollarë .

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga Unioni i gjyqtarëve në shumën 252 000 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit të Federatës Shqiptare në shumën 18 000 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 2 000 000 lekë. ËShtë shlyer.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 424 64 lekë, pa u shlyer shuma 4 863 021 6 lekë.

Viti 2015

LLogari rrjedhëse në shumat, 113 654 37 lekë dhe 1 630 97 lekë.

Plan kursimesh në  shumën 1 090 143 68 lekë.

Llogari kursimi për fëmijën në shumën 394 746 86 lekë.

Tre llogari rrjedhëse në shumat, 61 61 lekë, 39 331 80 lekë, dhe 10.16 euro.

Para cash në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 172 836 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 32 725 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 200 euro.

Bashkëshortja, Brunilda Haxhiu të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 893 268 lekë.

Bashkëshortja, pagesë për punën jashtë orarit dhe dieta nga OPDAT, në shumën 516 318 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit në Federatën Shqiptare në shumën 43 000 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 444 64 lekë, pa u shlyer shuma 4 774 524 02 lekë.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse në shumat 17 520 61 lekë dhe 23 99 lekë.

Plan kursimi në shumën 1 274 000 lekë.

Tre llogari rrjedhëse në shumat 61 61 lekë, 57 080 80 lekë dhe 10.16 euro.

Para cash, 500 000 lekë.

Shitur automjeti Mercedez Benz i blerë në vitin 2007, në shumën 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 185 424 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura, si anëtar i Komisionit të Apelimit në Federatën Shqiptare në shumën 42 500 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 286 450 lekë, pa u shlyer shuma 4 678 060 80 lekë.

Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 1 696 809 lekë.

Bashkëshortja, shpërblim dhe pagesë për leje lindjeje në shumën 366 520 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse në shumat 149 815 47 lekë dhe 524 51 lekë.

Plan kursimesh në shumën 50 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 100 000 lekë.

Tre llogari rrjedhëse në shumat 2 810 80 lekë, 12 423 75 lekë dhe 29 12 euro.

Para cash, 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 191 460 lekë.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 334 931 91 lekë, pa u shlyer shuma 4 579 548 30 lekë.

Bashkëshortja, fond pensioni vullnetar krijuar nga Ambasada e SHBA-së, në shumën 3,371 92 dollarë amerikane.

Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 3 132 207 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse në shumat 145 597 21 lekë dhe 525 71 lekë.

Plan kursimi në shumën 52 105 96 lekë.

Tre llogari rrjedhëse në shumat, 7 459 79 euro, 14 005 98 lekë dhe 423 65 euro.

Para cash në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 172 252 lekë.

Subjekti deklarues, të ardhura për shërbime konsulente nga OSBE, në shumën 400 euro.

Kredi për blerje ap, marrë sëbashku me bashkëshorten në shumën 4 960 000 lekë me afat për 30 vite. Shlyer shuma 366 826 lekë, pa u shlyer shuma 4 477 956 91 lekë.

Bashkëshortja, fond pensioni vullnetar krijuar nga Ambasada e SHBA-së, në shumën 8 747 71 dollarë amerikane.

Bashkëshortja, pagë jashtë orarit dhe të ardhura nga puna si specialiste ligjore pranë OPDAT, në shumën 2 868 457 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Prokurori i “listës së zezë”, së Tahirit/ Mbi 80 000 euro apartament dhe 15 000 makinë

Publikuar

-

Nga

Në vitin 2016, Ministri i Brendshëm  në atë kohë  Saimir Tahiri i dërgoi Presidentit Bujar Nishani, një listë me 29 prokurorë dhe 16 gjyqtarë, të cilët sipas tij kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me vendimet.

Pjesë e “listës së zezë” të Tahirit, ishte edhe Prokurori i Tiranës Etien Kapo.

Sipas Tahirit, prokurori Etien Kapo, ka kërkuar masën “Detyrim paraqitjeje”, për një shtetas i cili ishte arrestuar në vitin 2014, ku iu gjetën dhe iu  bllokuan një armë e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje. Ndërsa në banesë  iu gjetën një armë automatik kallashnikov, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manover pa kokë më të vegjel se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Prokuroria e Tiranes

Ka qenë ky rast arsyeja që Tahiri, ka kërkuar marrjen e masave ndaj prokurorit Kapo.

Sa i përket pasurisë, prokurori Etien Kapo, fillimisht, pra në vitin 2003,  deklaron  një tokë, arë me sipërfaqe 970 m2, një Volsvagen, 4 900 000 lekë dhe një depozitë bankare 4 000 dollarë.

Pasuria e tij është shtuar në vitin 2007 me një apartament me sipërfaqe ndërtimi 147.52 m2 dhe  me vlerë 85 764 euro.

Po në të njëjtin vit, bashkëshortja  që punonte si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të rënda dhe pedagoge në dy universitete private ka  blerë një automjet  Opel, 4 500 euro.

Dy vite më pas, prokurori Etien Kapo Subje ka blerë një automjet që kushtonte 15 000 euro.

Ndërsa dy fëmijëve të tij, prokurori thotë se u ka hapur llogari babi I bashkëshortes si dhuratë në shumat 1 000 euro dhe 500 euro.

Për me tepër detaje po sjellim deklaratat e pasurisë të prokurorit Etion Kapo.

Viti 2003

Tokë, arë me sip 970 m2.

Automjet Volsvagen me vlerë 4 900 000 lekë.

Depozitë bankare 4 000 dollarë.

Viti 2004

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 917 130 lekë.

Viti 2005

Shtesë në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 011 132 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 005 468 lekë.

Viti 2007

Ap me sip ndërtimi 147.52 m2, me vlerë 85 764 euro.

Bashkëshortja  blerë Opel, 4 500 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 902 241 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 574 547 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 38 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 458 euro.

Viti 2008

Hapur numër llogarie me vlerë, në emër të bashkëshortes Mirela Kostaqi, 2 932 euro.

Hapur numër llogarie në emër të djalit, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, shumën 1 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 977 034 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 589 747 lekë.

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në privat, 106 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 57  240 lekë.

Viti 2009

Bashkëshortja ka shitur automjetin, 400 000 lekë.

Subjekti deklarues ka shitur makinën 5 000 euro.

Subjekti deklarues ka blerë automjet 15 000 euro.

Kursime të bashkëshortes, 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 980 407 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në një universitet privat, 98 810 lekë.

Viti 2010

Hapur llogari bankare në emër të bashkëshortes 300 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 930 060 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësimdhënëse në jë universitet privat, 52 081 lekë.

Viti 2011

Hapur numër llogarie në emër të vajzës, me dhuratë nga babai i bashkëshortes, në shumën  500 euro.

Pakësuar llogaria e djalit me 500 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 108 996 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 601 567 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 065 997 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 831 019 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 049 700 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 843 720 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 201 865 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 1 209 581 lekë.

Bashkëshortja ka hapur llogari bankare në shumat 1 000 lekë dhe 100 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues, 549 66 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 279 226 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, 835 097 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë,  74 249 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 260 773 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 027 344 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 879 861 02 lekë.

Viti 2017

Shtuar depozita bankare me 6.18 dollarë.

Kursime, 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 296 456 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 998 712 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 333 36 lekë. Pa shlyer 2 771 527  66 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë e Tiranës, 1 314 340 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si prokurore në Krujë, 1 035 300 lekë.

Kredi në shumën 3 250 000 në emër të babait të subjektit deklarues. Shlyer shuma  108 326 lekë. Pa shlyer 2 663 200 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga PD tek trafikimi i narkotikëve/ Pasuria e gjyqtares që mori dosjen e bashkëpunëtorit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Nga banesa me qira në milionere/ Si u pasurua gjyqtarja e Tiranës

Institucionet e drejtësisë janë parë nga prokurorë dhe gjyqtarë si vend për të përfituar ekonomikisht. Të paktën kështu rezulton nga pasuritë e tyre.

Po duket se të rinjtë që kanë depërtuar vitet e fundit në institucionet e drejtësisë, kanë një tjetër mentalitet. Të ardhurat e tyre janë modeste dhe si burim kanë vetëm pagat.

E tillë është gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Armela Hasantari.

Kjo e fundit është gjyqtarja që ka pasur në duar dosjen e një drejtuesi të lartë të Partisë Demokratike, njëherësh bashkëpunëtor i Lulzim Bashës.

                 Dritan Shoraj

Bëhet fjalë për pedagogun Dritan Shoraj, i cili ka qenë anëtar i kryesisë të degës 5 të PD-së, i cili u arrestua në vitin 2018 me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane Shoraj ka blerë dhe importuar në Itali 1 kg lëndë narkotike dhe këtë ia ka shitur një shtetasi italian në Milano.

Gjyqtarja Armela Hasantari, kërkoi që Shoraj të lihej në burg, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi prej 5 vitesh i shmangej drejtësisë italiane.

Një tjetër çështje që mund të quhet e ndjeshme që ka kaluar në duart e gjyqtares Hasantari ka lidhje me protestuesit e opozitës, disa prej të cilëve u arrestuan në prill të vitit 2019.

Sa i përket kriterit të pasurisë që hetohet edhe nga Vettingu, gjyqtarja Hasantari deklaron se burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Pasuri të patundshme ajo deklaron një apartamenr me sipërfaqe 65.8 m2 me vlerë 4 935 000, që është në emër të bashkëshortit.

Ndërsa pasuri të luajtshme, gjyqtarja deklaron një makinë Mercedez Benz A Class që kushton 2 700 euro dhe e blerë në vitin 2015.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja, Armela Hasantari.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)

Pagesë burse nga Shkolla e Magjistraturës, 472 000 lekë.

Bashkëshorti, makinë tip Volsvagen Passat, 7 000 euro.

Bashkëshorti, llogari bankare, 61 676 lekë.

Bashkëshorti, llogari kursimi, 2 727 euro.

Bashkëshorti, llogari kursimi, 1 201 dollarë.

Bashkëshorti, llogari kursimi,  402 088 lekë.

LEXO EDHE:  A do e shkarkojë Presidenti Nishani kryeprokurorin Llalla?!

LEXO EDHE:  A mund ta bëjë Basha Vettingun me deputetin e video-skandalit erotik ?

Bashkëshorti, llogari kursimi, 5 000 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Hollandeze, 1 568 741 lekë.

Viti 2014 (Deklarata vjetore)

Pagesë burse nga Shkolla e Magjistraturës, 472 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues s gjyqtare në Tiranë, 169 484 lekë.

Bashkëshorti, Klinton Tahiri, ap. me sip 65.8 m2 me vlerë 4 935 000 lekë.

Bashkëshorti, llogari kursimi, 300 000 lekë.

Viti 2015

Blerë makinë Mercedez Benz A Class, 2 700 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues s gjyqtare në Tiranë, 1 002 957 lekë.

Bashkëshorti, llogari bankare 8 000 euro.

Bashkëshorti ka shtuar llogarinë e kursimit, 1 240 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Hollandeze, 2 350 232 lekë.

Viti 2016

Fonde për të ardhmen e familjes, 253 475 lekë.

LLogari, kartë krediti, 50 000 lekë limiti.

Llogari karte krediti, 500 euro limiti.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 569 535 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes, 246 807 lekë.

Bashkëshorti, llogari kursimi 16 000 euro.

Bashkëshorti ka shtuar llogarinë e kursimit, 28 000 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Hollandeze, 2 491 020 lekë.

Viti 2017

Shtuar llogaria, Fonde për të ardhmen e familjes, me 64 625 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 585 202 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes, 242 581 lekë.

Bashkëshorti ka shtuar llogarinë bankare, 383 671 lekë.

Bashkëshorti ka pakësuar llogarinë e kursimit, 4 654 euro.

Bashkëshorti të ardhura nga interesat bankare, 250 lekë.

Viti 2018

Pakësuar llogaria rrjedhëse me 12 944 lekë.

Shtuar llogaria, Fonde për të ardhmen e familjes, me 5 074 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 072 785 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 8 531 lekë.

Bashkëshorti ka shtuar llogarinë kursimi me 4800 euro.

Bashkëshorti ka shtuar gjendjen cash, 5 000 euro.

Llogari bankare e bashkëshortit, 15 478 lekë.

Bashkëshorti, bashkë-huamarrës, “kontratë huaje për familjet e pastreha”. Shlyer 120 000 lekë. Pa shlyer 103 456 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha, i cili votoi kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

LEXO EDHE:  A do e shkarkojë Presidenti Nishani kryeprokurorin Llalla?!

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA./CNA.al

LEXO TE PLOTE