Connect with Us

Horoskopi ditor, e Martë 29 shtator 2020

Aktualitet

Horoskopi ditor, e Martë 29 shtator 2020

Publikuar

-

Horoskopi sipas astrologut të famshëm/ Të papriturat që ju presin ditën e sotme

Dashi

Më në fund në fushën sentimentale do të jeni më të qetë gjatë kësaj dite. Sa i takon punës, kjo nuk është një periudhë e qetë, por mos u frikësoni, pasi shumë shpejt do të ketë zhvillime interesante.

Demi

Vlerësoni me kujdes historitë e dashurisë që do të lindin gjatë kësaj periudhe. Tregohuni të kujdesshëm gjithashtu edhe me personat që kanë kaluar momente të vështira. Në punë, mundohuni që të mos përfshiheni në debate, por pranojeni situatën siç është.

Binjakët

E marta parashikon përfshirjen në polemika. Sa i takon punës, ndiheni shumë të lodhur. Ndonjëherë ju ndodh të mendoni se nuk do ia dilni, por nuk është kështu. Mundohuni që të merrni më pak përgjegjësi përsipër.

Gaforrja

Ruani qetësinë dhe mos prishni raportin me një person të cilin e keni përzemër. Mundohuni që të gjeni pak qetësi. Sa i takon punës, rezultatet nuk do të jenë ndër më të mirat.

Luani

Gjatë kësaj dite parashikohet të ketë takime mjaft të favorshme sa i takon dashurisë. Do të jeni të karikuar me energji. Ndërsa në punë tregohuni të vëmendshëm me takimet e këtyre orëve, pasi mund të kenë shumë rëndësi. Mundohuni që të mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha

Ndikimi i Hënës, do të heqë shumë shqetësime për të gjithë çiftet që kanë hasur dyshime. E marta do të pësojë rënie në punë, ndaj mundohuni që të jeni të përqendruar.

Peshorja

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm dhe situata paraqitet mjaft e qetë në dashuri. Në punë, nëse keni dëshirë mund të propozoni një ide interesante dhe mundësitë nuk do të mungojnë.

Akrepi

Mundohuni që në dashuri të kapërceni një situatë të mbushur me dyshime dhe siklet të madh. Në punë do të ndjeni nevojën për të pasur një stabilitet dhe për të gjetur qetësinë e brendshme.

Shigjetari

Ju pret një ditë e mbushur me tension sa i takon ndjenjave, ndaj mundohuni që të mbani situatën nën kontroll. Në punë, nëse jeni përballur me probleme, ka ardhur momenti që ti lini pas. Do të ecni me vendosmëri përpara.

Bricjapi

Kjo e martë do të jetë mjaft e qetë për ndjenjat. Kujdes duhet treguar ndaj debateve, pasi duket se nuk bëni tolerim, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, nëse do të merrni propozime, vlerësojini me kujdes. Nuk do të mungojnë mundësitë e reja.

Ujori

Gjithë ato çifte që janë përballur me probleme në të kaluarën, duhet të tregohen të kujdesshëm. Në punë, nëse keni një aktivitet i cili ju lejon, do të keni mundësi që të bëni diçka të re.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm tek të lindurit e kësaj shenje gjatë kësaj dite, duke iu dhuruar emocione pozitive. Në punë, gjithë ata që janë në krizë do të kenë mundësi që të zgjidhin një problem. Hëna ju ndihmon që të bëni projekte të reja dhe të stabilizoni situatën tuaj ekonomike.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Ditën e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm, i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta e mesatare në zonat malore.

Përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të shfaqet mjegulla e mjegullina lokale. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat pritet të jenë në:

zonat malore 1°C deri në 12°C

zoant e ulëta 6°C deri në 21°C

zonat bregdetare 8°C deri në 20°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Brenda opozitës duhet hapur një debat i madh”/ Shehi tregon nëse do të ketë marrëveshje Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

 Shehi tha se këto janë thashetheme që janë përhapur qëllimisht nga Rama me synim dobësimin e kampit opozitar.

 Sipas aleatit të Bashës, bashkimi i forcave opozitare do të sjellë rrëzimin e armikut të madh.

 Nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, janë thashetheme paraelektorale. Ne opozitarët duhet ta luftojmë këtë ide të ushqyer nga Rama dhe të tjerë. Kështu ai do që të dëmtojë opozitën dhe të ulë besimin në të. Ne nuk jemi klubi i mrekullive, por jemi aleanca kundër kësaj qeverie të korruptuar, duke i dalë para një armiku të përbashkët. Edhe opozita ka dialektikën e vet para. Brenda opozitës sigurisht që duhet hapur një debat i madh. Shefi i opozitës përfaqëson opozitën shqiptare prandaj po sulmohet. Na del një kasetë para 20 vitesh për këtë goditje”, tha Shehi për “OraNews”. /CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mjekët dhe infermierët të marrin trajtim suplementar nga shteti”/ Meta: Koha për të  vepruar nuk pret

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u shpreh se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të rrezikut duhet të mbështeten me trajtim suplementar nga shteti.

Përmes një postimi, Meta shkruan se shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme, duke shtuar se koha për veprim nuk pret më.

“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan Meta./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE