LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti “rrëzon” draftin e PS-së/ Pse propozimi i mazhorancës i mban listat e mbyllura

29 Shtator 2020, 13:07, Politikë CNA
Deputeti “rrëzon” draftin e PS-së/ Pse propozimi i

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar draftin e Partisë Socialiste, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Përmeti shpjegon se pse drafti i PS-së, nuk i hap listat, por i mban të mbyllura.

Sipas tij, drafti i Partise Socialiste eshte antikushtetues sepse shkel detyrimin per te pasur te pakten 2/3 e listes te hapur.

?Nje shpjegim i thjeshte pse drafti i sjell nga Partia Socialiste i mban listat matematikisht te mbyllura.

Drafti i Partise Socialiste eshte antikushtetues sepse shkel detyrimin per te pasur te pakten 2/3 e listes te hapur.

Partia Socialiste pretendon se lista eshte e hapur por me nje formule te paracaktuar duke lene shansin (edhe pse gati ne pamundesi) qe fituesit ti vendose qytetari, por nuk parashikon rastet kur nje parti merr vetem nje mandat (ne 2017-rasti PS-Kukes, rasti PD-Berat, Gjirokaster). Ne kete rast numri i votave te marra pjesetohet me 1 (numri i mandatit) dhe heresi eshte i pamundur te kalohet (cdo numer i pjesetuar me 1 jep vetveten).

Pra ne kete rast edhe juridikisht, edhe faktikisht, edhe matematikisht nuk ka asnje mundesi qe te ndryshohet renditja paraprake e listes duke e mbajtur listen 100% te mbyllur. Qartazi ky draft bie ndesh me Kushtetuten.?-shkruan Andi Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga