LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënohet me burg ish kryeministri maqedonas

29 Shtator 2020, 10:48, Kosova & Bota CNA
Dënohet me burg ish kryeministri maqedonas

Gjykata ka dënuar me 1.6 vite burg ish kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, për rastin ?Shuplakat?

Ndërkohë ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen me 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga