LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e kreut të OKB/ Fundi i pandemisë nuk po duket

29 Shtator 2020, 11:03, Sociale CNA
Deklarata e kreut të OKB/ Fundi i pandemisë nuk po duket

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ?fundi i pandemisë së koronavirusit nuk po duket?, pas regjistrimit të 1 milion viktimave në të gjithë botën nga koronavirusi.

?Është një shifër e tmerrshme. Çdonjëri prej tyre ka qenë një prind, një bashkëshort, vëlla ose motër, mik ose koleg. Dhimbja ka qenë e madhe, rreziku i infektimit ka mbajtur larg shtratit të sëmundjes familjarët. Edhe procesi i vajtimit të një jete apo i gëzimit të një jete të re ka qenë shpesh i pamundur?.

Guterres theksoi se pandemia mund të kapërcehet me lidership të përgjegjshëm, bashkëpunim dhe shkencë, si dhe me distancim social dhe mbajtjen e maskës./CNA.al

Lajmet e fundit nga