LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha akuza të forta Ramës/ Po largon shqiptarët me platformën e Vaso Çuvolovicit

29 Shtator 2020, 19:34, Politikë CNA
Berisha akuza të forta Ramës/ Po largon shqiptarët me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme.

Teksa po fliste për situatën politike, Berisha deklaroi se qeverisja e Ramës është më dramatikja në 30 vitet e fundit.

Ish-kreu i qeverisë tha në emisionin ?Tempora? në Ora News, se Rama ka zbatuar praktikën e Vaso Çuvolovicit për largimin e shqiptarëve.

?Njeriu që nuk ka arritur në stadin e qytetërimit, për deficite elementare të formimit apo prej çrregullimeve psikologjike, për atë përgjegjësia nuk ekziston. Çdo gjë që i ndodh atij, i ndodh për shkak të të tjerëve, por qeverisja e tij është e pranuar universalisht, si historia më dramatike e Shqipërisë në 30-vitet e fundit. Ai ka zbatuar praktikën e Vaso Çuvolovicit për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria me të njëjtën platformë?, u shpreh Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga