LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera korruptive e inceneratorëve/ Basha thirrje mediave: Mos i censuroni, 400 mln euro për bandat

29 Shtator 2020, 09:37, Politikë CNA
Afera korruptive e inceneratorëve/ Basha thirrje mediave: Mos i censuroni,

Teksa ka analizuar krizën ekonomike në vend për shkak të pandemisë, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur sot për aferën korruptive të inceneratorëve teksa theksoi se vetëm dje qeveria ka dhënë 1 miliardë lekë.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se disa media kanë censuruar lajmet për këtë aferë korruptive të inceneratorëve. Më tej kreu i PD i bëri thirrje mediave t?i japin fund censurës për 400 milionë eurot e inceneratorëve.

?Vetëm dje qeveria i ka dhënë 1 miliardë lekë inceneratorëve, Klod Mërtirit, bandës së inceneratorëve me të cilët ndajnë paratë. I bëj thirrje t’i japin fund censurës për inceneratorë, për 400 milionë euro për bandën e inceneratorëve. Mos ja jepni lekët banditëve të inceratorëve sepse me ato lekë merrni gjithë masat për Covid?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga