LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zviceranët mbështesin edhe më tej lëvizjen e lirë me BE

28 Shtator 2020, 15:05, Kosova & Bota CNA
Zviceranët mbështesin edhe më tej lëvizjen e lirë me BE

Zviceranët votuan në një referendum kundër kufizimit të ardhjes së të huajve nga BE. Një shumicë e qartë e hodhi poshtë të ashtuquajturën iniciativë kufizimi të një partie kombëtare të krahut të djathtë.
Qytetarët e BE mund të vazhdojnë të vendosen në Zvicër pa kufizime të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare, në një referendum të dielën, 61.7 përqind e votuesve votuan kundër një iniciative përkatëse të partisë populiste të djathtë, Partia Popullore Zviverane (SVP). Në këtë mënyrë vazhdon të zbatohet liria e mëparshme e lëvizjes midis konfederatës dhe vendeve të BE.

SVP e pati ndërmarrë të ashtuquajturën nismë kufizimi, e cila kërkonte që qeveria e Bernës të frenonte ndjeshëm migrimin në Zvicër. Projektligji “Për një imigracion të moderuar” parashikonte që qeveria e Bernës të negocionte me BE brenda dymbëdhjetë muajve fundin e lirisë së lëvizjes me Bashkimin Evropian. Po të mos kishte sukses kjp, qeverisë do t’i duhej të ndërpriste në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë brenda 30 ditëve.

Një fund i marrëveshjes do të kishte përfunduar gjithashtu lëvizjen e lirë të zviceranëve brenda BE. Mbi të gjitha, do të kishte rrezikuar qasjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë zvicerane në tregun e brendshëm evropian. Dhe koncerne të përbotshme të tilla si kompanitë farmaceutike Roche dhe Novartis, prodhuesi i ushqimeve Nestle ose bankat e mëdha UBS dhe Credit Suisse i kanë këtu qendrat e tyre dhe mbështeten te punëtorët e huaj. Përveç kësaj, BE është partneri më i rëndësishëm tregtar i kombit eksportues Zvicër.

Kërcënimi i imigracionit masiv

SVP flet për imigracion masiv në Zvicër. Ajo argumenton se tepër shumë njerëz e ulin mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve dhe janë shumë të kushtueshëm për shërbimet sociale. Një numër i madh emigrantësh çon në më shumë papunësi dhe rëndojnë mjedisin dhe infrastrukturën. Që nga viti 1990, popullsia e Zvicrës është rritur me rreth një të katërtën në 8.6 milionë, duke përfshirë më shumë se 2.1 milionë të huaj. Rreth 1.5 milionë prej tyre vijnë nga një vend i BE, nga Britania e Madhe, Norvegjia, Islanda ose Lihtenshtajni. Përveç kësaj, ka qindra mijëra njerëz që udhëtojnë për të punuar në Zvicër çdo ditë nga vendet e tjera të BE.

Përkundrazi, qeveria, parlamenti, partitë e tjera, shoqatat e punëdhënësve dhe sindikatat e refuzojnë ndërprerjen e kërkuar të lëvizjes së lirë të personave me BE. Pasojat ekonomike do të ishin katastrofike dhe do t’i dëmtonin rëndë marrëdhëniet me BE, thanë ata.

Paketë me shtatë marrëveshje?

Në vitet 1990, Konfederata Zvicerane dhe BE negociuan një paketë prej shtatë marrëveshjesh bilaterale, të cilat zviceranët i pranuan me shumicë të madhe në një votim në vitin 2000. Marrëveshjet u japin kompanive zvicerane qasje në tregun e BE-së. Një marrëveshje përfshin lëvizjen e lirë të njerëzve.

Në parim, qytetarët zviceranë mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në BE. Në kthim, qytetarët e vendeve të BE mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Zvicër. Po do të prishte Zvicra marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave, gjashtë marrëveshjet e tjera do të skadonin automatikisht.

Vrull i ri për negociata

Tani pritet vrull i ri në negociatat e gjata të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian. BE dëshiron t’i vendosë të gjitha marrëveshjet bilaterale nën një marrëveshje kornizë. Kjo synon gjithashtu të dobësojë disa nga privilegjet e negociuara më parë nga Zvicra. Po të refuzojë, Brukseli e kërcënon me disavantazhe Zvicrën. Si paralajmërim, ai tashmë ka pezulluar njohjen për Bursën e Zyrihut. Qeveria zvicerane ka kërkuar përmirësime të propozimit nga Brukseli.

Në referendum u miratua një lejes dy javore për bababallarët me rreth 60 përqind të votae. Baballarët do të marrin 80 përqind të pagave të tyre gjatë kësaj kohe./DW

Lajmet e fundit nga