LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zemaj zbulon lajmin e mirë/ 645 testime, vetëm 48 pozitivë në Kosovë

28 Shtator 2020, 13:05, Kosova & Bota CNA
Zemaj zbulon lajmin e mirë/ 645 testime, vetëm 48 pozitivë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka treguar se nga 645 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, 48 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale theksoi se situata me Covid-19 është e menaxhueshme.

Ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se ka zhvilluar një takim me Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19, ku kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t?i kenë secili në dikasterët në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me Covid 19 të jetë e menaxhueshme.

?Edhe sot kemi situatë të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ligji për Parandalimin e përhapjes së Covid-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë Covid-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjensive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj.

Andaj, secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkur dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë??, shkruan Armend Zemaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga