Connect with Us

Xhemail Pasmaçiu shtyn gjyqin me CNA.al/ Kërkon pajtimin

Aktualitet

Xhemail Pasmaçiu shtyn gjyqin me CNA.al/ Kërkon pajtimin

Publikuar

-

Xhemail Pasmaçiu shtyn gjyqin me CNA.al/ Kërkon pajtimin

Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore, pas padisë që Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), ka ngritur ndaj CNA.al.

Paditë e tij kanë ardhur pas disa shkrimeve dhe denoncimeve të CNA.al, ku ne kemi këmbëngulur si media e vetme në Shqipëri për të thënë të vërtetën, për një personazh mediatik, publik, i cili përtej biznesit ka një të shkuar të tij me hetime, por edhe arestime për trafik ndërkombëtar droge nga Turqia, në Itali.

CNA.al mundi që pas tre vitesh të zbardhte me detaje të vërtetën e Ylli Ndroqit, duke publikuar dokumentet e gjendjes civile, për të shkuarën e tij dhe për të vërtetën e shkrimeve, të kaluarën, dhe ndryshimin e emrit.

Më pas ka qënë SPAK, i cili ka hapur një hetim në kuadër të ligjit Antimafia, dhe ka bërë sekuestrimin e pasurive në të dyja shkallët e gjykatës për Ylli Ndroqin.

Edhe pse ishte përballë fakteve të vërteta, Ylli Ndroqi tentoi të shantazhonte dhe intimidonte CNA.al, me kërcënime publike që ne të heshtnim, por edhe me padi në gjykatë. Tashmë e vërteta e ka vënë me shpatulla pas muri.

LEXO EDHE:  “Shqipëria një shtet me strukturë kriminale”/ Ngjela tregon çfarë po ndodh me SPAK dhe arrestimet e “kokave”

Kjo është seanca e dytë në gjykatë që shtyhet. Ashtu siç Ylli Ndroqi nuk e mendonte kurrë, ne ishim prezentë aty. Por, ai sërish nuk erdhi. Por ka hedhur edhe një hap të mëtejshëm, duke kërkuar pajtimin me CNA.al dhe editorin Elvi Fundo.

Avokatja e CNA.al ka refuzuar çdo lloj pajtimi, për shkak se klienti nuk ka asnjë arsye për diçka të tillë, pasi ka thënë të vërtetën duke u mbështetur mbi fakte dhe argumenta dhe prova, të cilat më pas janë bërë publike edhe nga institucionet ligjzbatuese. Përfshirë këtu hetimet e bëra nga SPAK dhe vendimet e gjykatave, të cilat kanë sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit dhe kanë thënë të vërtetën se ai ka një të kaluar me drogë, nën emrin Xhemail Pasmaçiu.

Përtej çdo sulmi dhe akuze ndaj nesh, me shantazhe, kërcënime dhe shpifje, gati si një “grup i strukturuar kriminal” në media ndaj CNA.al, ne do të vazhdojmë betejën tonë me të vërtetën, e cila nuk ndalet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Një vendim gjyqësor 12 mijë euro?/ Pasuria e “peshkut të madh” të SPAK-ut

LEXO EDHE:  “Shqipëria një shtet me strukturë kriminale”/ Ngjela tregon çfarë po ndodh me SPAK dhe arrestimet e “kokave”

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  “Shqipëria një shtet me strukturë kriminale”/ Ngjela tregon çfarë po ndodh me SPAK dhe arrestimet e “kokave”

LEXO EDHE:  Prokurorë të dobët, të paaftë dhe shantazhues/ SPAK dështimi simbol i reformës në drejtësi

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE