LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Kukësi, Musta firmos me ekipin tjetër të Superligës

28 Shtator 2020, 13:32, Sport CNA
U largua nga Kukësi, Musta firmos me ekipin tjetër të

Emiljano Musta nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re, pas largimit nga Kukësi. Mesfushori elbasanas do  të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Laçit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Musta për ?Panorama Sport?, teksa menjëherë ka nisur stërvitjen me skuadrën e re dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Palët kanë qenë në bisedime orët e fundit dhe është arritur marrëveshja që lojtari të vishet bardhezi, teksa në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Laçi bën kështu një përforcim të rëndësishëm në merkato, i cili mund t?i ndihmojë shumë gjatë kampionatit.

Lajmet e fundit nga