Connect with Us

Rudina Hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin/ Ja cila është porosia më e rëndësishme që ka marrë

Politikë

Rudina Hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin/ Ja cila është porosia më e rëndësishme që ka marrë

Publikuar

-

Rudina hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin/ Ja cila është porosia më e rëndësishme që ka marrë

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ka rrëfyer momentet  e fundit me të atin, para vrasjes së tij.

Ajo tha tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast.

“Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën.”

E pyetur se cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai, ajo tha se: Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve, tha ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

Publikuar

-

Nga

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj. Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar.

Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit.

Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se:

“Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane të Investimeve në sistemin bankar shqiptar, u shpreh se:

“Prezenca në rritje e kapitalit amerikan në sistemin bankar është një sinjal mjaft pozitiv. ABI Bank gjatë këtyre 5 viteve ka njohur një trajektore të qëndrueshme rritjeje, si në depozita, ashtu edhe në kredi ndërkohë, që kujdes i është kushtuar edhe nivelit të treguesit të kredive me probleme, i cili është reduktuar ndjeshëm. Po ashtu, së bashku dhe me të gjithë aktorët e tjerë të sistemit financiar në Shqipëri, ABI Bank ka luajtur dhe po luan një rol mjaft mbështetës gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, veçanërisht në krijimin e faciliteteve për ata klientë të goditur drejtpërdrejt prej saj.”

LEXO EDHE:  Si përfundoi Rudina Hajdari, tek partia e hajdutëve të Ilir Metës

LEXO EDHE:  Vrasja e bujshme e çiftit në Shkodër/ Artan Hoxha lexon live mesazhin tronditës

E pranishme në ceremoni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, u shpreh se:  “Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës.  Falë ABI Bank, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj: “Sigurisht që ka qënë një rrugëtim jo i lehtë përgjatë këtyre pesë viteve dhe sot me kënaqësi vlerësoj se ABI Bank është një aktor i rëndësishëm në tregun bankar shqiptar. Ju përgëzoj për arritjet e derimëtanishme dhe ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj. “

Banka Amerikane e Investimeve SHA u licencua në 13 tetor 2015 pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, ( www.nchcapital.com ).

Në vitin 2018, Banka Amerikane e Investimeve kreu me sukses blerjen e Bankës NBG Albania, duke rritur pozicionimin e ABI Bank në sektorin bankar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Halim Kosova është dorëhequr”/ Mustafaj sqaron listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Deputetëve të PD Mustafaj, teksa është pyetur në lidhje me faktin se disa emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike nuk janë në listë, deklaroi se doktor Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.

“Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr, përmes një mesazhi që i është dërgua kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do iu konfirmoj emër dhe as nuk iu mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”

Mustafaj theksoi se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.

LEXO EDHE:  Basha shpall “armik” Azemin

LEXO EDHE:  Rrëfehet Sali Berisha/ Ja çfarë i thashë Rudina Hajdarit

“Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhjes së kandidatëve. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëve, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratike. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësuese të PD-së.
U hodhën themelet e një tradite, që në legjislaturën tjetër të jetë akoma më e mirë. Kam qenë kritikues i listës së 2017, ndërsa tani të gjitha emrat janë propozuar nga baza. Të gjithë janë zgjedhur nga një komision autonom”, u shpreh Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kush vjedh votën t’i pritet dora”/ Artan Hoxha ironizon Metën: U erdhi dita dhe kovaçëve

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh sot se kush vjedh voten t’i pritet dora si në Mesjetë.

Me nota ironie, Hoxha thote se tashmë u erdhi dita edhe kovaçëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se pas premtimit të presidentit është rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesa pranë kovaçeve, për prodhimin e sopatave të reja, apo per mprehjen e sopatave të vjetra.

“U erdhi dita dhe kovaçeve…. Me ne fund shfaqet drita ne fund te tunelit, pas nje epoke te erret, per zejen e hekurpunuesve, apo kovaçeve, si njihen ne zhargonin popullor.
Pas premtimit te presidentit Meta, se kush vjedh votat do t’i priten duart, eshte rritur ne menyre te menjehershme kerkesa prane kovaçeve, per prodhimin e sopatave te reja, apo per mprehjen e sopatave te vjetra. Sipas kovaçeve, sa me e mprehte te jete sopata, aq me shume duar vota-vjedhesish mund te shkurtosh Zyra e propagandes e qeverise, po heton se kush fshihet pas ketij premtimi te Metes. Pasi ka dyshime te forta se “trusti i kovaçeve”, qe prodhon dekoratat te cilat i shperndan presidenti Meta, mund te kete lobuar apo te kete paguar rryshfet, ne menyre qe te mundesohet lulezimi i ketij biznesi mijeravjeçar…”, shkruan Hoxha.

Më tej Hoxha thotë se për të parandaluar këtë lëvizje të presidentit, pritet shumë shpejt që qeveria të hartojë një projektligj, i cili do miratohet në kuvend, në mënyrë që të merren nën kontroll të gjitha kovaçanat e vendit.

LEXO EDHE:  Vrasja e bujshme e çiftit në Shkodër/ Artan Hoxha lexon live mesazhin tronditës

LEXO EDHE:  Braktisja e tryezës së OSBE-së/ Rudina Hajdari zbulon planin minues të PD-së

“Ndersa kovaçet, do ti nenshtrohen nje testi se çfare bindje politike kane, dhe kush eshte politikani me i pelqyer prej tyre ne Facebook….”, vazhdon më tej ironia e Hoxhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE