Connect with Us

Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

Kosova & Rajoni

Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

Publikuar

-

“Stresi post-traumatik”/ Studimi: Këto janë shenjat e pashmangshme që po kalojnë bluzat e bardha

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19, Mali i Zi, ka vendosur masa shtesë kufizuese në disa qytete, duke filluar nga orët e mesnatës së të dielës.

Masat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 116 raste të reja janë konfirmuar me Covidduke e çuar në 3 699 numrin e rasteve aktive me Covid në Malin e Zi, mes të cilëve 158 kanë humbur jetën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.

Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social.

Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002.

Nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga Milla Carevska, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se “gabimet do të përmirësohen në kudër të planit për reformën e plotë të sistemit arsimor, që parasheh sigurimin e teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm”. Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët.

Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët. Me dikasterin e Arsimit që nga viti 2002 kanë udhëhequr pesë ministra shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për të komentuar gjendjen me tekstet mësimore. Gjatë mandateve të tyre, nuk kanë munguar premtimet dhe madje për këtë qëllim ishin formuar edhe komisione, por deri më tani nuk ka pasur asnjë epilog konkret, ndërkohë që tekstet me përmbajtje fyese e gabime tjera të shumta, vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit mësimor. Liman Aliu, mësimdhënës i Sociologjisë, thotë se ka qenë nxënës kur është përballur me fyerjet e rënda në këtë libër shkollor dhe tani si mësimdhënës thotë se mundohet që t’ua sqarojë nxënësve për shtrembërimet historike e fyerjet që u bëhen shqiptarëve. Ai pranon se faji për këtë u takon të gjithëve.

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Covid i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

LEXO EDHE:  Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisori dhe humoristi Koço Devole

“Unë kam mbajtur mësim me nxënësit, por atyre ua kam sqaruar se ka shtrembërim të fakteve dhe për këtë dëshmitarë janë vetë nxënësit. Unë shumë kam qenë i emocionuar dhe i prekur nga ajo që përmban ky libër dhe sa herë që mbërrij në këtë njësi mësimore, mundohem t’ua sqaroj nxënësve, t’i ndërgjegjësojë ata apo t’ua sqaroj se çfarë mendojnë qarqet akademike maqedonase për shqiptarët”, thotë Aliu. Xheladin Murati, profesor i Pedagogjisë thotë se kjo që ndodh me tekstet shkollore është kulmi i fyerjeve që i bëhen shqiptarëve, ndërsa përgjegjësinë thotë se fillimisht duhet kërkuar te shërbimi pedagogjik, autorët, recensentët, përkthyesit dhe lektorët e më pas edhe te Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit bartë përgjegjësi, por përgjegjësia më e madhe bie mbi shërbimin pedagogjik që merret me botimin e teksteve. Dhe, kjo nënkupton se ministri nuk i lexon librat, por ai duhet të informohet nga shërbimet pedagogjike. Pra, kompleksi është më i gjerë sepse përgjegjësia për gabimet, ato historike, kombëtare, për çështjet sociale, për aspektet gjuhësore të tekstit, për përkthimin me gabime të tekstit.. në radhë të parë fajtorë janë autorët, pastaj recensentët të cilët e kanë lejuar përdorimin e tij me të gjitha të metat që i posedon”, thotë Murati./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, nëntë qytetarë, ku tre prej të cilëve në Prishtinë.  Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 727 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive./CNA/al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat e shtrënguara nga Covid-19 në Kosovë/ Mbi 13 mijë qytetarë dynden drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.

Qytetarët janë ndikuar janë ndikuar edhe nga masat e reja shtrënguese që vendosi Kosova kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE