Politikë
Propozimi i PS për hapjen e listave/ Murrizi: “Varianti i tyre është sondazh, jo draft”

Muslim Murrizi ka prezantuar draftin e propozuar për hapjen e listave në emër të deputetëve të opozitës së re.
Sipas tij varianti i PS nuk është votim i 25 prillit, por një formë sondazhi.
Murrizi shtoi se nuk trembet nga pragu elektoral por sipas tij prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë, prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral.
” Varianti i PS nuk është votim i 25 prillit, por një formë sondazhi, ju thoni që listat i kemi të hapura por nuk i respektojmë votat e qytetarëve për shpërndarjen e mandateve. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota në këtë sallë t respektojmë. Mos më pengoni çfarë më jep të drejtë kushtetuta dhe as nuk e bëj këtë.
Nëse doni 1/3 e listën së mbyllur ruajeni, por mos më pengoni mua që të gjitha subjektet të garojnë me lista jo më pak të mbyllura si 100% të hapura. Nëse ju jeni në këtë linjë e bëjmë së bashku dhe hyjmë në një garë të ndershme që në këtë sallë të vijnë deputet që i zgjedh populli. Ne kërkojmë që numërimi të jetë me administratë jo politik, nuk është e tepër që të gjendjen 1008 votues që të vijnë nga arsimi, noter, nuk besoj se është e vështirë për t’i gjetur. Nuk na tremb pragu, por nëse ne 10% një subjekt politik i takojnë 14 mandate, ku do i gjeni me mandatet. Prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral. As nuk iu hyjmë në hak e as mos na hyni”, tha Murrizi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...