Connect with Us

Pjesa e parë/ Spektakël në ndeshjen Liverpool-Arsenal

Premier Liga

Pjesa e parë/ Spektakël në ndeshjen Liverpool-Arsenal

Publikuar

-

Liverpuli udhëheq me rezultatin 2-1 ndaj Arsenalit në stadiumin e tij “Anfild Roud”. Ekipi i Jurgen Klop përmbysi golin e Aleksandër Lakazet duke realizuar me Sadio Manenë dhe Endrju Robertsonin.

HT| LIVERPUL-ARSENAL 2-1

Mane 28′, Robertson 34’/ Lakazet 25′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Video/ Asist fantastik i Shaqirit, Liverpool shënon me përmbysje

Publikuar

-

Nga

Diogo Jota është sërish heroi i Liverpoolit. Skuadra e Klopp triumfoi 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj West Ham. “The Reds” u befasuan që në start, teksa në minutën e 10-të, miqtë arritën që të gjejnë rrugën e rrjetë me Fornals, që shfrytëzon më së miri një top në hyrje të zonës.

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, Salah fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Më pas në pjesën e dytë protagonist si gjithmonë bëhet Diogo Jota, i cili shënon dy herë, por në njërin rast goli i anulohet nga arbitri.

Një ndeshje shumë e mirë edhe për Shaqirin, i cili shërbeu asistin për golin e dytë. Liverpooli mban kryesimin me 16 pikë, 3 më shumë se Everton.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Futbollisti i Manchester United infektohet me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Mançester Junajtid Aleks Tejes është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha pas fitores me Lajpcigun 5-0, trajneri i “Djajve të kuq” Ole Gunar Solskjaer duke arsyetuar mungesën e lojtarit në skuadër.

Më pas, mbrojtësi brazilian falenderoi të gjithë njerëzit për mbështetjen e dhënë në rrjetet sociale.

“Djema, ju falenderoj për mesazhet inkurajuese që kam marrë që prej momentit kur klubi pranoi se jam diagnostikuar me COVID-19. Jam mirë dhe në izolim dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur me ndihmën e shokëve të mi. Faleminderit edhe njëherë!”, shkruan 27-vjeçari në rrjetet sociale.

Ai debutoi me Mançester Junajtid javën e kaluar në fitoren kundër PSG-së 1-2 në Ligën e Kampioneve, por nuk luajti në ndeshjet e radhës me Çelsin dhe Lajpcigun duke lënë të dyshohej se ishte i dëmtuar.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Befason klubi i Premier League, afron ish-muratorin australian në skuadër

Publikuar

-

Nga

Ndodh edhe kështu. Klubi i Newcastle ka firmosur me Florent Indalecio, i cili është miku i ngushtë i Allan Saint-Maximin. Më saktë ka qenë një rekomandim i yllit të ekipit për ta transferuar shokun e tij, i cili për herë të fundit ka luajtur në kategorinë e katërt në Australi.

“Ne kemi vendosur ta marrim atë dhe të shikojmë se si do të shkojë këtë vit. Florent erdhi së bashku me Allanin këtë verë në kamp dhe vumë re se ai ka diçka. Nëse ai do ta tregojë tek ekipi i U23 që ka vlera, atëherë mund  të luajë dhe me ekipin e parë. Sigurisht që ka talent, ndryshe nuk do të hynte fare. Nuk duhet të harrojmë se ne e kemi marë vetëm se është shoku i Allan”, deklaron tekniku i Newcastle, Steve Bruce.

“Objektivi im është që të luaj mirë me ekipin e U23 për të provuar se kam aftësi për të luajtur në një nivel më të mirë. Më parë nuk kam folur kurrë anglisht dhe kam ditur vetëm përshëndetjet. Në Australi mësova disa fjalë në një kantier ndërtimi, ku punoja vetë. Shokët e mi luanin në Francë futboll, ndërsa unë përfundova si murator. Por, sot jam një lojtar i Newcastle dhe jam shumë krenar për veten”, mbyll Indalecio.

LEXO TE PLOTE