Connect with Us

“Pas 21 vitesh Berisha i përmendi emrin…”/ Artan Hoxha për vrasjen e Azem Hajdarit: Kampionati vazhdon

Politikë

“Pas 21 vitesh Berisha i përmendi emrin…”/ Artan Hoxha për vrasjen e Azem Hajdarit: Kampionati vazhdon

Publikuar

-

Shqipëria në “pushtetin” e kanabisit dhe krimit/ Artan Hoxha i përgjigjet Lleshajt me prova dhe fakte

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e ish-liderit të lëvizjes Dhjetor ’90, Azem Hajdari.

Hoxha thotë se pas 21 vitesh nga vrasja e Hajdarit, Berisha përmend për herë të parë emrin e Fatmir Haklajt.

Ai thekson se nëse do të ishte në studion e emisionin “Opinion” do t’i bënte disa pyetje të tjera Berishës, ndërsa kërkon që çështja e vrasjes së Azem Hajdarit të rihapet edhe njëherë.

Në fund të shkrimit të publikuar në rrjetet sociale, gazetari kujton shprehjen e policisë amerikane kur kap një person të dyshuar dhe paralajmëron se çështja do të vazhdojë.

“Më në fund Sali Berisha, vendosi të dëshmoje për vrasjen e Azem Hajdarit!!! Madje duke përmendur publikisht, për herë të parë, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt… Por, në vend të Gjykatës Speciale, Doktori, ka vendosur te rrëfehet përpara Fevziut, në Opinion…

Një dëshmi shumë intriguese edhe pse pas 22 vitesh, nga atentati i pergjakshëm, vetëm disa metra larg zyrës së tij, në godinen e vjetër të PD-së. Nëse do të isha sot në studio, do t’i kisha bërë disa pyetje mbi detaje që ai i anashkaloi…

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Rrëshen/ Kontrolle me dron për lokalizimin e autorit

Edhe pse gjatë më shumë se 2 dekadave nga “Vrasja e shekullit”, kam publikuar një pas një, dëshmitë, videot dhe provat konkrete, pse kjo dosje duhet rihapur dhe gjykuar nga e para. Por këtë radhë, duke i sjellë të gjithë, para trupit gjykues….

Faleminderit Doktor!!! Pasi ta dëgjoj rrëfimin tënd edhe nja 3-4 herë, do mundohem ta sqaroj Fevziun, për ndonjë “lapsus”, nga ato që t’i bën si lëvizje shahisti i rregjur… Nuk e di pse mu kujtua, ajo fjalia standarte, që policia amerikane, ia thotë çdo personi të dyshuar, para se ta arrestojë..

“Zoteri, çdo fjalë që do të thoni nga ky moment, do të përdoret kundër jush, në gjykatë…” Kampionati vazhdon…”, shkruan Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Dulja

    29 Shtator, 2020 at 7:54 am

    Ska asnje lidhje ajo fjalia e policise me Berishen. Ata nuk thone “do te perdoren” por “mund te perdoren” dhe ato fjale mund te perdoren nese arrestimi eshte i filmuar nga policia. Dhe po te ishte filmuar vrasja o Artan do diheshin sakte autoret. Ik e pi ndonje raki skrapari nga ato me esence tani.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Publikuar

-

Nga

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

Eleminimi me 5 vota i ish deputetit Ervin Salianji nga komisioni i Partisë Demokratike për listën elektorale, është komentuar edhe nga ish presidenti Bujar Nishani.

Nishani tha se i takon institucioneve të tjera për të vendosur listën përfundimtare. Në tërësi ai tha se mund të ketë edhe lajme të pavërteta gjatë kësaj kohe.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-neës që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nishani.

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Rrëshen/ Kontrolle me dron për lokalizimin e autorit

LEXO EDHE:  Denoncimi për familjen Rama/ Zhupa nxjerr bllof Veliajn: Nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërrojnë person

Salianji, ashtu siç është raportuar, u skualifikua me 5 vota nga komisioni duke humbur të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

Publikuar

-

Nga

“Pas Arben Frashërit kapët “peshkaqenin” e radhës”/ Artan Hoxha: Sot ka humbur Garda e Republikës

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vendosi shkarkimin nga detyra të Besim Shabani, zv.drejtori për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ironizon procesin e Vettingut, ndërsa shkruan se sot u kap “peshkaqeni” i radhës.

Artan Hoxha heq një paralele edhe me Arben Frashërin, i cili u shkarkua pak kohë më parë, ndërsa thekson se ajo që në fakt ka humbur është Garda e Republikës.

Nje tjeter “thagme”, nga ato me “peshq te medhenj”, nga vetingu.

Vetingsat, me ne fund sot, kane “mberthyer per fyti peshkaqenin e madh”.

Dhe çfare peshkaqeni?!

Nje kolonel qe i ka sherbyer Republikes se Shqiperise per afro 30 vite, dhe si bilanc te karrieres se tij, kishte nje apartament 70 metra katrore parafabrikat, nga ata te socializmit, nje veture prodhim i vitit 1993, nje biçiklete me te cilen shkonte dhe kthehej perdite nga puna, dhe gruan mesuese shkolle…

Bravo VETINGSA, pas Arben Frasherit kapet “peshkaqenin” e radhes, qe ishte maskuar ne nje apartament parafabrikat, dhe pas nje biçiklete…

Pak ore me pare, Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit, vendosi te perjashtoje nga Garda e Republikes, zv-komandantin e kesaj strukture, me pretendimin, se nuk justifikon pasurine….

Besim Shabani, zv drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve te Larta te Shtetit dhe familjeve të tyre, në Gardën e Republikës eshte flakur ne rruge prej vetingut.

Njeriu qe per afro 30 vite, ka ruajtur jeten e drejtuesve me te larte te shtetit dhe te politikes shqiptare, qe ka pare me syte e tij, sesi elita politike e ardhur me kostum doku, u kthye ne oligarkine e vertete te ketij vendi, nga sot paradite eshte i papune, dhe i njollosur sepse nuk ka guxuar te shkele kurre ligjin…

Mos u deshpero Besim Shabani, çdo kryeminister dhe president i ketij vendi besoj te ka pare qofte dhe nje here te vetme, te ka takuar qofte dhe njehere te vetme, dhe mbase kujtohen sa i “korruptuar” dhe “i kamur” je bere..

Garda e Republikes, sot ka humbur nje oficer model, qe ka sherbyer ne te gjitha qeverite postkomuniste.

Por askush nuk ia ka fajin, qe nuk beri ca miliona korrupsioni, duke qendruar aq afer peshkaqeneve te vertete te medhenj, dhe ti kishte lene menjane per nje dite te zeze si kjo e sotmja…

Ne foto: “Peshkaqeni i madh” Besim Shabani, para toges se ekzekutimit te Vetingut…”-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Vrasjet gjakatare në Tropojë/ Artan Hoxha rrëfen bisedën e panjohur me Arben Frashërin, ndëshkimi që mori për sakrificën e tij

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Metës për Kodin Zgjedhor/ Opozita jashtëparlamentare: E vlerësojmë si hap të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

VZbardhen emrat/ Kush janë kandidatët që do të votohen për të garuar për deputetë të PD në qarkun e Dibrës

Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias.

“E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar. Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij, ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

“Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë. Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë. Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor”, tha më tej ai.

LEXO EDHE:  “Elvana Gjata molla e sherrit”/ Artan Hoxha tregon të vërtetën

LEXO EDHE:  Arsimi shqiptar në kushte skandaloze/ Mësues pa diploma, ryshfete, gjoba dhe afera seksuale

Mes të tjerash, Bardhi theksoi se zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon./CNA.al

LEXO TE PLOTE