LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Serinë A, 14 të infektuar me Koronavirus te skuadra që zbriti dje në fushë

28 Shtator 2020, 19:20, Sport CNA
Panik në Serinë A, 14 të infektuar me Koronavirus te skuadra

Xhenoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, te klubi i Serisë A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 12 persona të tjerë të prekur, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve. Këtu përfshihen futbollistët dhe stafin teknik. 8 prej tyre dyshohen se janë futbollistë.

Kujtojmë që Xhenoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Lajmet e fundit nga