Connect with Us

“Një mld lekë për inceneratorin e Tiranës”/ Vokshi “kryqëzon” Ramën e Veliajn: Asnjë pikë ujë e sapun për shkollat

Politikë

“Një mld lekë për inceneratorin e Tiranës”/ Vokshi “kryqëzon” Ramën e Veliajn: Asnjë pikë ujë e sapun për shkollat

Publikuar

-

“Ka udhëtuar 22 herë me helikopter në Dibër”/ PD kërkon shkarkimin e Xhaçkës

Inceneratorët janë një ndër aferat korruptive më skandaloze, për të cilat CNA.al ka bërë një investigim të plotë, në lidhje me emrat dhe kompanitë e përfshira.

Lidhur me inceneratorët ka reaguar pak më parë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Vokshi deklaron se vetëm pak ditë para nisjes së shkollës, Rama dhe Veliaj paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës.

Demokratja thotë se Veliaj i jep 1 miliadë lekë inceneratorit dhe le shkollat pa ujë e pa sapun.

“Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

LEXO EDHE:  Pyetja e “Turit” në provimin e letërsisë/ Evis Kushi: Ishte logjike, shumica u përgjigjën saktë

1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit. Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike. Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Afera me inceneratorët/ Zbulohet se kush qëndron pas Mirel Mërtirit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili është pjesë e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, vijon të ngrejë zërin për aferën më të madhe korruptive të shekullit.

Në një intervistë për CNA.al, Këlliçi ka dhënë alarmin se po pengohet hetimi parlamentar për inceneratorët.

Sipas tij tij, ata ndodhen përballë një orkestre të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Burrat e shtetit” po na fshihen pas gishtit. Jemi përballë një orkestre socialiste që dirigjohet nga Rama dhe Veliaj për të prodhuar zhurmë. Zhurmë që synon të pengojë të vërtetën të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve, në ekranet e televizorëve të tyre.

Komisioni hetimor parlamentar kërkon informacione nga bankat private, por informacionet nuk na jepen të plota. Anëtarët socialistë të komisionit janë trajnuar nga drejtoria e propagandës, për t’i vendosur të vërtetës shkopinj në rrota”, është shprehur Këlliçi.

Më tej ai ka thënë se për fat të keq bashkëpunëtorë të censurës ka edhe në media dhe se shumica dërrmuese e anëtarëve socialistë i marrin argumentet nëpërmjet celularit.

LEXO EDHE:  Pyetja e “Turit” në provimin e letërsisë/ Evis Kushi: Ishte logjike, shumica u përgjigjën saktë

LEXO EDHE:  Pse nuk u blenë avionë për fikjen e zjarreve?/ Rama shpenzoi 600 mijë euro për makina

Këlliçi, nuk folur edhe me emra, duke thënë se njërin prej njerëzve të inceneratorëve, Mirel Mërtirin e mbron pushteti.

Dhe nëse Mërtiri, sipas tij,  bie, bashkë me të  bie edhe kupola.

Mërtiri mbrohet nga pushteti sepse pushteti qëndron pas Mërtirit. Synohet të pengohet demaskimi i kupolës, ku Mërtiri është vetëm një mëkëmbës, që nëse bie i merr me vete. Dhe me vete do ti marrë”, është shprehur Këlliçi./CNA.al

 

Inceneratorët që “djegin” para/ Mbi 20 milionë euro më shumë se parashikimi në kontratë



Një dokumet që i duhet SPAK për mafien e plehrave

Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës

Komisioni hetimor për inceneratorët/ PD nis 12 kërkesat

Afera e inceneratorëve/ LSI i nxjerr të “palarat” Bashës: Na preve në besë, je skllav i Rilindjes

CNA.al mposht Mirel Mërtirin/ Njeriu i inceneratorëve dhe ortaku i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës dështon në gjykatë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zjarri në spitalin Covid/ Flet Manastirliu: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se si pasojë e zjarrit të rënë në spitalin Covid 3 nuk është prekur asnjë nga pavionet.

Ajo theksoi se stafi mjekësor dhe pacientët janë në gjendje shumë të mirë dhe se aktualisht po hetohen të gjitha pistat për zbardhjen e incidentit.

“Zona ku ra zjarri nuk është e lidhur me Covid 1, 2 dhe 3. Sapo ka ndodhur ky incident menjëherë është reaguar nëpërmjet bombolave-fikëse dhe strukturave përgjegjëse që po kryejnë hetimet. 



LEXO EDHE:  “Rama është vetëshpallur kryeredaktor i medias”/ Ylli Rakipi: Shqiptarët janë në terror të jashtëzakonshëm

LEXO EDHE:  Lali Eri, neveri e përditshme …!/Qytetarja i plas të vërtetën në sy, ja çfarë i bën Veliaj

Të gjithë pacientët dhe stafi janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ka ndodhur në zonën e ish-kirurgjive ku nuk kryhet shërbim.

Janë mbi 70 pacientë në spitalin Covid 3. Nuk janë prekur nga ky incident asnjë prej 3 pavioneve. Po vlerësohen të gjitha pistat dhe ne jemi në gatishmëri maksimale”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Firma të falsifikuara për 11 Dhjetorin?/ Këlliçi iu përgjigjet “flakë për flakë” manipuluesve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në një interviste për CNA.al, deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka folur edhe për lëvizjen e deputetit Agron Shehaj, në lidhje me verifikimin e firmave të  demokratëve, për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Gjithashtu Këlliçi iu është përgjigjur edhe zërave që pretendojnë se ka falsifikim firmash.

 “Kam qenë dhe jam në kontakt ditor me delegatët dhe anëtarësinë e zonave të mia zgjedhore si dhe me delegatët e FRPD. Kush ka dëshirë të njohë qëndrimin e bazës mjafton të dalë në bazë e të takohet me demokratët. Nga televizori, nga telefoni, nga zyra apo shtëpia, është e vështirë të kuptosh më shumë”, është shprehur Këlliçi.



Më tej ai ka treguar se shumë prej delegatëve të zonës kanë patur dëshirën të ndanin  informacionin se kishin firmosur thirrjen për Kuvend Kombëtar dhe se nuk kishte asnjë hezitim për të biseduar hapur.

LEXO EDHE:  Investigimi i CNA.al/ Malltezi ironizon ortakërinë e re të Vjollcës dhe Blushit me Stelën e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Lali Eri, neveri e përditshme ...!/Qytetarja i plas të vërtetën në sy, ja çfarë i bën Veliaj

Të tjerë delegatë nga zona e Kombinatit në Njësinë nr. 6 u shfaqën me krenari në ekrane për të treguar formularin e plotësuar. Demokratët nuk kanë asnjë arsye të turpërohen, as t’i frikësohen fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, që janë pasaporta jonë, identiteti ynë politik, arsyeja përse PD është themeluar 30 vjet më parë. Nuk do të trokas derë më derë për të vërtetuar a janë demokratë, demokratët apo jo. Shkeljet bëhen në kupolën e partisë, jo në bazë”, është shprehur Këlliçi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE