Connect with Us

New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në vitet 2016, 2017

Bota

New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në vitet 2016, 2017

Publikuar

-

Trump i dërgon letër Ramës/ Ja çfarë shkruan presidenti amerikan

Presidenti Donald Trump ka paguar vetëm nga 750 dollarë në taksa federale në vitin 2016, viti kur kandidoi për presidencën dhe në vitin 2017, viti i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, sipas gazetës New York Times.

Sipas artikullit të gazetës, zoti Trump, i cili është i vetmi president amerikan në kohërat moderne që nuk i ka bërë publike taksat, nuk ka paguar taksa federale në 10 nga 15 vitet e fundit.

Detajet për taksat e ndërlikojnë imazhin që Presidenti Trump është përpjekur të krijojë për veten e tij, si një biznesmen i mprehtë dhe patriot, duke nxjerrë në pah një sërë humbjesh financiare dhe të ardhurash nga jashtë vendit, që mund të bien ndesh me përgjegjësitë e tij si president.

Informacioni për financat e presidentit tregon se ai fitoi të paktën 434.9 milionë dollarë në vitin 2018, por në formularët për taksat, figuron një humbje prej 47.4 milionë dollarësh.

Një avokat nga Organizata Trump, Alan Garten dhe një zëdhënës i organizatës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë Associated Press, për të komentuar mbi artikullin.

Zoti Garten i tha gazetës New York Times se zoti Trump kishte paguar miliona dollarë në taksa dhe se “shumica, në mos të gjitha faktet, duket të jenë të pasakta”. Vetë zoti Trump e hodhi poshtë artikullin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të dielën, duke e quajtur “lajme të rreme”. Ai tha se kishte paguar taksa por nuk dha hollësi. Ai gjithashtu premtoi se informacioni për taksat e tij “do të bëhet publik”, por nuk tha se kur. Ai kishte bërë premtime të ngjashme në vitin 2016, por asnjëherë nuk i kishte bërë të njohura të dhënat.

Madje presidenti kishte ndërmarrë sfida ligjore përmes gjykatave ndaj atyre që kishin kërkuar qasje tek të dhënat e tij për taksat, përshirë Dhomën e Përfaqësuesve, që ka hapur padi për qasje në informacionin për taksat e presidentit, në kuadër të një hetimi të kongresit.

Informacioni, që gazeta tha se është mbledhur nga të dhënat që kishte siguruar për taksat e mbi dy dekadave, vjen dy ditë para debatit të parë presidencial të martën dhe vetëm disa javë para zgjedhjeve ku presidenti dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po përballen në një garë të ashpër.

LEXO EDHE:  Trump sulmon donatorët e pasur të politikës amerikane

New York Times njofton se gjatë dy viteve të para si president, zoti Trump kishte marrë 73 milionë dollarë nga bizneset në vende të tjera, që përveç të ardhurave nga objektet e golfit në Skoci dhe Irlandë, përfshinin 3 milionë dollarë nga Filipinet, 2.3 milionë nga India dhe 1 milionë nga Turqia. Në vitin 2017, presidenti pagoi 145,400 dollarë taksa në Indi dhe 156,824 në Filipine, në krahasim me vetëm 750 dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump kishte gjetur disa mënyra për të ulur faturën e taksave, sipas artikullit. Ai kishte bërë zbritje taksash duke pretenduar shpenzime personale si strehim, avionë dhe 70,000 dollarë për shërbime parukerie për flokët ndërsa xhironte serinë televizive “The Apprentice.” Humbjet nga bizneset e pasurive të patundshme, duket se kishin neutralizuar të ardhurat nga seriali televiziv dhe biznese të tjera me partneritete.

Richard Neal, anëtar demokrat i Kongresit dhe kryetar i një Komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, që është përpjekur pa sukses të sigurojë informacionin për taskat e Presidentit tha se artikulli i New York Times, e bën edhe më të rëndësishme nevojën për t’i marrë këto dokumente.

“Duket se presidenti ka manipuluar kodin e taksave në avantazhin e tij dhe ka përdorur beteja ligjore për të shtyrë apo shmangur pagesën e detyrimeve të tij”, tha ai në një deklaratë.

Zoti Garten tha në një deklaratë për mediat se presidenti “ka paguar dhjetra miliona dollarë taksa personal edhe federale, përfshirë miliona dollarë që kur shpalli kandidaturën në vitin 2015

New York Times tha se nuk kishte pranuar t’ia tregonte zotit Garten dokumentat për taksat që kishte siguruar, për të mbrojtur burimet e veta./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka rikthyer karantinën.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson, për shkak të rasteve të shumta ditore që janë regjistruar ditëve të fundit.

Vendimi do të hytjë në fuqi ditën e enjte dhe pritet të zgjasë të paktën deri në datën 2 dhjetor. Referuar BB, po diskutohet edhe mbyllja e kufijve.

LEXO EDHE:  Dy vite Donald Trump/ Dy vite shokim për miqtë e SHBA

LEXO EDHE:  Ceremonia përkujtimore për senatorin/ Plotësohet amaneti i McCain

Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Tërmeti në Turqi/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima nga Kosova

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor janë edhe dy qytetar nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në rrjetet sociale ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës.

Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.

LEXO EDHE:  Nisma e re/ Ulje kufirit të blerjeve online, taksë për pakot mbi 22 euro

LEXO EDHE:  Carlos Lehder lirohet nga burgu pas 30 vitesh/ Ortaku i Pablo Escobar deportohet në Gjermani

Tërmeti, që ndodhi më 30 tetor në detin Egje, ishte 7,0 shkallë të Rihterit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë që gjenden nën rrënoja.

Sipas autoriteteve turke, 180 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar 1,085  raste të reja me Covid dhe 12 viktima.

Të dhënat i referohen testimit të 3,294 mostrave që po ashtu paraqet numër rekord të të testuarve brenda një dite.

Në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 27-vjeçare. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27-vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktimat tjera janë nga tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë shënuar 447 raste të reja, në Strumicë 80, Tetovë 62, në Prilep 60, ndërsa në 26 qytete tjera numër më i vogël i të infektuarve.

LEXO EDHE:  Cakaj takon Kryetaren e Kongresit Amerikan/ Mirënjohje për mbështetjen

LEXO EDHE:  FOTOT/ Ja si i pret Presidenti Obama Kryeministrat

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve ka arritur në 154 persona, prej tyre 117 janë në oksigjeno-terapi. Në spitalet tjera të vendit janë të shtruar rreth 450 persona.

Drejtuesit e Institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “spitalet po mbushen me pacientë”. Ai ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit spitalit të përgjithshëm të Shkupit në qendër për pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) nëse mbushen kapacitetet e Klinikës Shtetërore Universitare.

Deri tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona, prej tyre; 994 kanë ndërruar jetë, 20,731 janë shëruar ndërsa 9,847 janë aktivë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE