Connect with Us

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Sociale

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Moti për ditën e hënë, 28 shtator 2020

Për ditën e sotme priten reshje në pothuajse gjithë territorin.

Sipas IGJEUM, reshje intensive priten në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në qarkun e Lezhës reshjet do të arrijnë lokalisht deri shumë intensive. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime të përkohëshme të ujit dhe përmbytje lokale sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve kryesisht në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 23°C

në vendet e ulëta: 16 / 22°C

në vendet malore: 11 / 20°C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Shqiptarët do të shpenzojnë më pak se në 2019-ën për festat e këtij fund-viti dhe planifikojnë që shpenzimet më të mëdha t’i bëjnë për ushqime. Janë këto rezultatet që kanë dalë nga sondazhi i realizuar në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram.

Të pyetur nëse për festat e fund-vitit 2020 do t’i reduktojnë apo do t’i shtojnë shpenzimet, vetëm 11% janë shprehur se do të shpenzojnë më tepër se një vit më parë, ndërkohë që shumica e përgjigjeve (89%) kanë qenë për “do të shpenzojmë më pak”.

Sa i përket kategorive të produkteve, pjesëmarrësit në sondazh janë shprehur se do të shpenzojnë më shumë për ushqime në tryezat e tyre (579 persona), për dhurata (265), për rroba të reja (253) dhe më pak për dekore festash (105).

Duke komentuar këto të dhëna, ekonomisti, njëherësh dekan i Tirana Business University, Gerti Dajçi, tha se “pandemia ka ndikuar drejtpërdrejtë në sigurinë ekonomike të shqiptarëve” duke i shtyrë drejt kursimeve, shkruan Euronews.

“Është situatë relativisht shumë e vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ku shumica e shqiptarëve kanë një lloj pasigurie që i bën të shpenzojnë më pak. Historikisht, Shqipëria është një nga ato shtete ku në vend që njerëzit të shpenzojnë më shumë në festat e fundvitit, pasi dhe çmimet duhet të jenë më të ulëta, ndodh e kundërta. Njerëzit shpenzojnë më pak sepse çmimet janë relativisht më të larta në krahasim me vendet e tjera,” – shprehet Dajçi për #KUBI-n në Euronews Albania.

Një  studim i publikuar së fundmi nga American Express tregon që britanikët do të shpenzojnë më shumë se një vit më parë për dhurata, rroba të reja dhe dekore festash. Ndryshe nga shqiptarët, britanikët do të shpenzojnë më pak për ushqime.

Ekonomisti Gerti Dajçi shprehet se është normale të shpenzojnë më shumë, pasi qeveria iu ka dhënë benefite dhe asistencë financiare njerëzve dhe punonjësve, përkundrejt asistencës financiare që jepet në vendin tonë.

“Për mua është qesharake. U dha një herë ndihmë me paketën e parë dhe pastaj nuk u dha më asgjë në Shqipëri. Gjithashtu, shqiptarët shpenzojmë më shumë se britanikët për ushqime, sepse ne e shohim më të nevojshme për të pasur gjithmonë ushqime të bollshme. Është pjesë e traditës sonë”, shprehet Dajçi.

LEXO TE PLOTE

Sociale

U infektua me Covid/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri shqiptar

Publikuar

-

Nga

U infektua me Covid/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri shqiptar

COVID-i i ka marrë jetën Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Mësohet se ai ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë u nis me avion drejt Italisë.

Bshkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Më 1962 – 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 – 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 – 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.[1]

LEXO EDHE:  Java nis me diell/ Mësoni surprizat e motit për ditët në vazhdim

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë pritët për orët në vijim

Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës, por edhe dënim si punëtor për qëndrime “të gabuara” politike në 1975-76. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme, etj. etj.”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Plane për fundjavë?/ Mësoni si do jetë moti ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e nesërme do të kemi mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në veriperëndim dhe përgjatë zonave luginore në veri ( kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë) erë e vrullëshme 15-20m/sek./CNA.al

LEXO TE PLOTE