Connect with Us

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve/ Pritet vendimi nga qeveria

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve/ Pritet vendimi nga qeveria

Publikuar

-

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve/ Pritet vendimi nga qeveria

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa qenë e nevojshme të bëhet tamponi të detyrueshëm.

Kjo pasi pa pasur një rënje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 ditët e fundit.

Deri më sot Maqedonia e Veriut ka pasur hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë, por tashmë duket se do i hapë për gjithë rajonin.

LEXO EDHE:  Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Por si në rast se nuk arritet bashkëpunim rajonal, Maqedonia e Veriut do e ushtrojë këtë masë lehtësuese vetëm me Serbinë dhe Kosovën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar 1,085  raste të reja me Covid dhe 12 viktima.

Të dhënat i referohen testimit të 3,294 mostrave që po ashtu paraqet numër rekord të të testuarve brenda një dite.

Në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 27-vjeçare. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27-vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktimat tjera janë nga tre në Shkup dhe Prilep, dy në Tetovë dhe nga një në Gostivar, Kavadar dhe Manastir.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë shënuar 447 raste të reja, në Strumicë 80, Tetovë 62, në Prilep 60, ndërsa në 26 qytete tjera numër më i vogël i të infektuarve.

LEXO EDHE:  Nora Istrefi foto të reja me vajzën

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë me COVID-19, regjistrohen 153 raste të reja

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 13 pacientë të ri, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve ka arritur në 154 persona, prej tyre 117 janë në oksigjeno-terapi. Në spitalet tjera të vendit janë të shtruar rreth 450 persona.

Drejtuesit e Institucioneve shtetërore kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, pasi siç ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe “spitalet po mbushen me pacientë”. Ai ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit spitalit të përgjithshëm të Shkupit në qendër për pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) nëse mbushen kapacitetet e Klinikës Shtetërore Universitare.

Deri tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31,572 persona, prej tyre; 994 kanë ndërruar jetë, 20,731 janë shëruar ndërsa 9,847 janë aktivë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Kosovë/ Mbi 500 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Kosovë/ Mbi 500 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.750 mostra, nga të cilat rezultojnë 514 raste pozitive.

Raportohet se brenda 24 orëve janë raportuar tre viktima me SARS CoV-2. Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste dhe ndërsa i viktimave është 681.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Konkretisht raportohet në Prishtinë janë konfirmuar 249 raste, në Gjilan 32 raste, në Ferizaj 28 raste, në Pejë 28 raste, në Gjakovë 24 raste, në Prizren 23 raste, në Podujevë 20 raste, në Fushë Kosovë 19 raste, në Vushtrri 15 raste, në Deçan 12 raste, në Lipjan 10 raste, në Obiliq 7 raste, në Viti 7 raste, në Mitrovicë 6 raste, në Klinë 5 raste, në Drenas 4 raste, në Kamenicë 4 raste, në Shtime 4 raste, në Suharekë 4 raste, në Dragash 3 raste, në Hani i Elezit 3 raste, në Rahovec 3 raste dhe me nga një rast Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rreptësohen masat në Kosovë/ Vendosen kufizime të reja

Publikuar

-

Nga

Bilanc i frikshëm në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, regjistrohen 158 të infektuar

Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit të ri.

Kështu tha ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit deliver.

Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal.

Vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia.

Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, tha Zemaj, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

“Qytetarët nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës”, tha Zemaj në një konferencë për media, duke shtuar se këto masa do të shqyrtohen pas dy jave varësisht nga situata epidemiologjike.

LEXO EDHE:  Mbi 4600 të infektuar në vend/ Sa persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orë

LEXO EDHE:  Frikë në Itali/ Vijon rritja e numrit të rasteve me Covid-19

Kosova do të shtojë kontrollet në kalimet kufitare, ndërkaq, sipas Zemajt, qytetarët e infektuar me koronavirus, duhet të mbikëqyren nga autoritetet në një periudhë prej dyjavësh.

Zemaj njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të premten, më 30 tetor, janë regjistruar 418 raste të reja – shifër rekorde që prej fillimit të pandemisë.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë – Kosova ka regjistruar 19,328 raste me koronavirus.

Prej tyre, 678 kanë vdekur ndërsa 15,434 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,126./ REL

LEXO TE PLOTE