LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i sindikatës së naftëtarëve: “Indiferenca e institucioneve është tallëse dhe fyese”

28 Shtator 2020, 09:53, Kronika CNA
Kreu i sindikatës së naftëtarëve: “Indiferenca e

Kreu i sindikatës së naftëtarëve të pavarur, Sokol Dautaj u shpreh në një komunikim për mediat se janë përpjekur me të gjitha mënyrat me protesta të vazhdueshme përpara rafinerisë, por nuk ka rezultar efektive.

“Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri.

Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe” – tha Dautaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga