LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmoi se ishte pozitiv me Covid-19/ Stresi thyen rregullat, publikon pamjet nga festa

28 Shtator 2020, 08:23, Lifestyle CNA
Konfirmoi se ishte pozitiv me Covid-19/ Stresi thyen rregullat, publikon pamjet

Pak ditë më parë reperi Stresi ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin se ishte infektuar me Covid-19.

?Konfirmuar pozitiv, ruani veten, unë po iki menjëherë të vetizolohem?, shkruante Stresi në Instastory.

Mirëpo së fundi i ka habitur të gjithë me veprimin teksa shihet jashtë shtëpisë, i shoqëruar nga miqtë e tij, madje në instastory ka publikuar dhe video ku shihet gjatë një feste.

Teksa fansat kanë parë videot dhe foton e fundit në Instagram kanë reaguar duke u shprehur se reperi si fillim duhet të izolohet.

Stresi duket se ka ironizuar të gjitha rregullat e vendosura për mospërhapjen e virusit dhe këtë e tregojnë videot e publikuara në Instatoryn e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga