LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koha për reflektim”/ Meta: Përmbysja e Marrëveshjes së 5 Qershorit, atentat i patolerueshëm

28 Shtator 2020, 11:39, Politikë CNA
“Koha për reflektim”/ Meta: Përmbysja e Marrëveshjes

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.

Sipas Metës, opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

?Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.
Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.
Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim?, shkruan Meta.
Ai thekson se çdo akt i njëanshëm që përmbys marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.
?Koha për reflektim!?, përfundon Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga