LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla

28 Shtator 2020, 15:49, Politikë CNA
Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një denoncim të fortë pasditen e sotme lidhur me ndërtimet që po bëhen në Tiranë.

Zhupa tha se aktualisht 14 kulla janë duke u ndërtuar vetëm në qendër të Tiranës dhe kanë volum ndërtimi rreth 420 mijë metër katror.

Ajo i ka kujtuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, premtimin e shkelur se do të mbahet mend si personi që ka ndërtuar parqe dhe lulishte.

?Erion Veliaj ka ardhur në krye të bashkisë duke premtuar që nuk do të firmoste leje ndërtimi me emrin e tij dhe do të mbahej mend si personi që ka ndërtuar parqe dhe lulishte. Sot jemi 5 vite e gjysmë që nga momenti që ka marrë mandatin e parë dhe ka 1 vit e gjysmë që është si krye bashkiak i emëruar nga Rama, ne shikojmë që kemi të kundërtën.

Nuk kemi as një park të ri të shtuar në Tiranë, përkundrazi edhe ndërhyrjet që janë bërë në parkun e liqenit janë bërë me qëllim betonizimin. Vetëm në qendër të Tiranës kemi 14 kulla që po ndërtohen, me një volum ndërtimi tek 420 mijë metër katror?, u shpreh demokratja në Ora News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga