LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri i jep këshilla Bashës/ Si do i rendisja emrat për Tiranën po të isha në vendin e tij

28 Shtator 2020, 10:25, Politikë CNA
Gjiknuri i jep këshilla Bashës/ Si do i rendisja emrat për

Sot në komisionin e Ligjeve po diksutohet për propozimin e PS për amendimet në Kodin Zgjedhor.

Damian Gjiknuri ka argumentuar heqjen e koalicioneve klasike. Sipas tij nuk është e drejtë që një qytetar të votojë për x parti të caktuar, dhe votën e tij ta marrë partia që është më e madhe në koalicion. Duke e vënë veten në vendin e Lulzim Bashës, Gjiknuri tha se ai do e reniste kreun e PD-së në numrin 1 të listës së Tiranës, ndërsa Kryemadhin të dytën, pra pa dalë në lista të ndryshme shumëemërore.

Sa i takon ligjit elektoral, Gjiknuri tha se ai është gjithnjë i vështirë për tu ndërtuar, pasi të gjithë duan që të marrin pjesën e tyre të tortës.

?Ligji elektoral është ligj i vështirë për faktin se është ligj që secili mendon për tortën e tij elektorale, dhe asnjë nuk niset nga parimet. Kjo është e vërtetë, ai që është i madh do marrë pak më shumë ngarkesë, dhe ai që është i vogël do ndryshimin e rregullave të lojës.
Edhe ndryshimet që ne kemi paraqitur, kemi qenë të kufizuar vetëm në elementë që reflektojnë ndryshimet kushtetuese, pa prekur marrëveshjen e 5 Qershorit, që të mos hapet më ajo lojë. Mund të mos kemi bërë ndryshimet kushtetuese më të mira, por ato janë fakt tashmë, dhe të gjithë do të duhet të bjenë dakord, ne i kemi duart e lidhura, pasi nuk ndryshohet marrëveshja e 5 Qershorit. Jo se unë e kam qejf atë marrëveshje, por ajo është arritur dhe me vullnetin e ndërkombëtarëve, që është e mira ti kemi pranë.

Pa dashur të zgjatem, së pari Kushtetuta parashikoi që në zgjedhje të garojnë partitë politike, kushtetuta nuk e heq koalicionin, por mund të ketë garim së bashku të disa partive politike. Të formojnë aleancat e tyre, përmes një marrëveshje që ka një lider, dhe në kushtet e barazisë së garës ata kanë detyrimin që të paraqesin një listë. Po të kemi lista të hapura, dhe parti të hapura brenda koalicionit, krijohet një pabarazi në votën e zgjedhësit, pasi vota nuk shkon te partia, por shkon te koalicioni. Asnjë vend i OSBE-OHDIR nuk ka një model me propocional rajonal, me lista të hapura apo mbyllura, që ka formulën e ndarjes së mandateve brenda koalicionit, siç e kemi pasur ne.
Ndodhi një tërmet politik, se e kanë qejf këta, ndodhi një tërmet siç ishte ndryshimi i Kushtetutës, fjala tërmet politik ka dimensione të shumta, unë e hodha për batutë. Mirë do e ndryshojmë do e bëjmë lëvizje tektonike të politikës. Kthehemi te ndryshimi i Kushtetutës, që dikton se koalicionet do të kenë tashmë një formulë tjetër. Partitë duhet të paracaktojnë që në fillim numrat që i përkasin partive të secilës, psh si do e bëja unë listën po të isha Lulzim Basha, numri 1 në Tiranë Lulzim Basha, numri 2 Monika Kryemadhi numër 2, numri 3 do ishte Shpëtim Idrizi, ku është konfuzioni këtu?! ?, tha Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga