Connect with Us

“Flamur Noka iku në Tiranë se preu në besë kuksianët”/ Elezi: Reputacioni i tij në diskutim që në 2015-ën

Politikë

“Flamur Noka iku në Tiranë se preu në besë kuksianët”/ Elezi: Reputacioni i tij në diskutim që në 2015-ën

Publikuar

-

E përjashtuan nga gara/ Elezi kërkesë PD: Ju lutem më jepi një copë letër nëse doni të reflektoj

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka treguar se përse në këtë mandat Flamur Noka nuk po kandidon më për Kukësin por po kandidon për Tiranën.

Ndonëse Noka tha se Tirana ka më shumë nevojë për të, Elezi nuk mendon kështu. Ai pretendon se Noka iku nga Kukësi pasi preu në besë banorët e këtij qarku që në zgjedhjet e vitit 2015.

“Që nga momenti i zgjedhjeve të 2015, reputacioni i Nokës është vënë në diskutim në Kukës, për shkak se hyri dhe ai në labirintin e katakulptimeve të njerëzve që nuk e meritonin dhe nuk mbajti një qëndrim asnjë dinjitoz. Për shembull ish kryetarin e  bashkisës Kukës në 2015 e morën brenda ditës dhe e bënë anëtar kryesie.  Një nga këto prapaskena që njoh filanin sille këtu, por kjo nuk është politikë.

Kur kuksianët bënë protestën kundër Ramës  për traun në rrugën e kombit, zoti Noka vinte e thoshte jemi të shitur tek Edi Rama. Pa logjikë, e ka thënë me zë e figurë në Parlament. U bënë të gjitha format për të dështuar protestën dhe që ajo të mos bëhej sërish në shtator të 2017, para syve të kuksianëve këto kanë dalë si njerëz që na kanë prerë në besë dhe zoti Noka e ka kuptuar. Mund ta kenë detyruar po jo këto janë marrëdhënie të brendshme brenda një lobi që funksionon aty”, u shpreh ish-kreu i degës së PD në Kukës në Report Tv.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Ndërpritet plotësisht transporti publik në Tiranë

Më tej, ai tha se për shkatërrimin e Partisë Demokratike është përgjegjës edhe ish-kryeministri Sali Berisha, pasi theksoi se nuk po e ndalon Lulzim Bashën.

“Përgjegjësit kryesorë janë shumë që po shkatërrojnë PD, përfshirë edhe zotin Berisha i cili po sheh se çfarë ndodh në PD dhe nuk merret me asnjë element  thelbësor nuk di sa kohë. Pastaj del e thotë se Basha mund  të jetë kryeministër është përgjegjës direkt duke shtrembëruar realitetin, duke shtrembëruar realitetin ka futur në qorrsokak të gjithë  demokratët pasi ka njerëz që e besojnë. Ka rreth 30 vite drejtuesi i PD. Berisha jo vetëm që e ka propozuar Bashën, por ka qenë dhe në marrëveshje me Soros, pasi Basha është një nga njerëzit e tij”, nënvizoi Elezi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Beteja shtyhet pas pushimeve/ Rrjeti ironizon Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Por, në vend të betejës, për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, sikurse shprehej Basha, zhvilloi një process farsë për kreun e PD në 13 qershor, ku dhe arriti të mbajë karrigen e kryetarit.

LEXO EDHE:  Operacioni “Sprinter”/Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhjesh furgonash

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Shkodër/ Plagoset një person

Ndërkohë, që prej 14 qershorit, pra një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD, Basha nuk ka pasur më asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale. Faqet e humorit ironizojnë Bashën, I cili në vend të “luftës” mesa duket paska nisur pushimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE