LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmenduri me kalendarin, ja kur pritet të nisë futbolli në Shqipëri

28 Shtator 2020, 06:47, Sport CNA
Çmenduri me kalendarin, ja kur pritet të nisë futbolli në

Në datat 10, 11, 13, 14 tetor, do të ketë pushim për klubet pasi janë data të lira të FIFA-s dhe UEFA-s për ekipet kombëtare.

E teksa në Shqipëri bojkoti vijon prej tri javësh dhe nuk janë zhvilluar 3 javët e para të Superiores, me gjasë, plani është që në rast se nuk do të ketë akord me qeverinë brenda disa ditësh, futbolli i bie që të mos luhet deri të paktën 15 tetori, gjë e cila do ta shtynte për më shumë sesa një muaj që nga 12 shtatori, data e caktuar për nisjen e Superiores.

Kjo do ta shtynte së tepërmi nisjen e futbollit për këtë edicion dhe njëherësh, pakëson edhe datat në dispozicion të garave për të organizuar kalendarin e ndeshjeve.

Një nga planet është që këtë vit, sezoni të jetë sipas modelit anglez. Shtrëngimi i përfundimit të sezonit brenda muajit maj shtrëngon FSHFnë që të organizojë ndeshje edhe në periudhën e pushimeve në fund të dhjetorit.

Kësisoj, siç ndodh zakonisht në Angli që luhet edhe për festat e fundvitit, Krishtlindje apo festat e ndërrimit të viteve, të bëhet këtë edicion edhe në vendin tonë.

Në të kundërt, një nga planet më ekstreme të këtij sezoni është edhe braktisja e futbollit dhe kampionatit, duke marrë parasysh edhe masat shtrënguese të UEFA-s, vetëm e vetëm që të arrihet miratimi nga qeveria i kërkesave për katër ligjet.

Lajmet e fundit nga