LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Fatmir Xhafaj sinkron me opozitën e Bashës?

28 Shtator 2020, 18:32, Politikë CNA
Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Fatmir Xhafaj sinkron me

Në gjullurdinë e lajmeve të njëpasnjëshme të ditës, pakkush ka kapur atë që ndodhi sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve që u zhvillua në sallën e seancave plenare.

Gjatë seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, u prezantuan si të depozituara, një listë draftesh me alternativa propozimesh sa i takon listave dhe ndarjeve të mandateve.

Në fillim të seancës, secili nga propozuesit prezantoi draftin e vet. Praktikisht të gjithë ishin parimisht dakord që duhet amenduar Kodi Zgjedhor, në funksion të ndryshimeve kushtetuese.

Si rregull çdo shqyrtim nisme ligjvënëse, kalon nga miratimi në parim e më pas fillon shqyrtimi nen për nen.

Pasi u prezantuan nismat, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, kërkoi të hidhej në votim miratimi në parim për të kaluar në ditët në vijim me diskutimet nen për nen.

Ekzaktësisht në të njëjtën kohë Bylykbashi dhe Vasili, dërgonin një e-mail përfaqesuesit të mazhorancës me anë të të cilit i kërkonin (Damian Gjiknurit), shqyrtimin e propozimeve të PD në Këshillin Politik.

Në të njëjtin hark kohor edhe Ilir Meta u pa të dilte në konferencë, ku përshëndeste konsiderimin nga maxhoranca të draftit të Opozitës.

Ajo që habiti ishte ndërhyrja e deputetit Fatmir Xhafaj, i cili shihet rrallë e më rrallë në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve.

Zoti Xhafaj kur kryetari i komisionit zoti Manja, kërkoi të hidhej në votim miratimi në parim i nismave, kërkoi fjalën dhe propozoi që:

– komisioni të mos vijonte me miratimin në parim të nismes dhe

– palët të uleshin jashtë Kuvendit dhe Komisionit të Ligjeve, ku një here të arrinin në një draft konsensual, pastaj nisma të rifutej për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve.

Vailika Hysi, mori fjalën dhe mbështeti Fatmir Xhafajn.

Për një moment u duk se edhe Andi Përmeti kujtoi se Fatmir Xhafaj po mbështeste opozitën parlamentare. Pastaj siç duket e kuptoi që mosvotimi në parim i nismës, shkonte kundra nismës së depozituar nga “Bindja Demokratike”, kur zoti Manja e pyeti nese ai ishte kundra që të miratohej në parim nisma, kur vetë zoti Përmeti kishte depozituar një variant, ndaj nuk mund të votonte kundra pa tërhequr projektin që kishte depozituar vetë.

Por ndërsa zoti Përmeti thjesht dukej i hutuar, propozimi “konstruktiv” i Fatmir Xhafajt, flet më shumë sesa teksti i zbardhur në procesverbalin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve.

Diçka po ndodh brenda mazhorancës?

Mos këtë kishte parasysh Ilir Meta, kur përcolli me zëdhënësat e vet që në date 26 Prill do jetë Ministër i Brendshëm?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga