LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha nxjerr foton/ Ministrja e re inaguron detyrën duke festuar me portrete të Enver Hoxhës

28 Shtator 2020, 10:01, Politikë CNA
Berisha nxjerr foton/ Ministrja e re inaguron detyrën duke festuar me

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto nga një aktivitet i cili është zhvilluar dje në Gjinar të Elbasanit nga PS. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka inaguruar detyrën e re duke duke festuar me portrete të Enver Hoxhës.

?Ndrikull Ervis Kushi e ka shpirt Enver Hoxhen. Ajo inauguron detyren duke festuar me portrete te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktorr Berisha pershendetje duke uruar te jeni mir me shendet ju dhe familja juaj po ju tregoj kte foto te 1 aktiviteti i cili eshte zhvilluar dje ne gjinar te Elbasanit nga Ps me “veteranet” duket qarte qe eshte aktivitet komunist se shpura e Ps aty i ka rrenjet eshte e neveritshme qe 30 vjet pas rrezimit te diktatures te shohim akoma foto te enverit gjakpirsit me te madh te historis tone dhe sa e qete dhe e lumtur duket edhe Evis Kushi ministre e re e arsimit pergjigjen do ta marrin ne 25 prill kur do ti zhdukim njeher e mir?, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga