Politikë
Berisha flet për akuzat/ Vrasësit e Azem Hajdarit pritën në aeroport Fatos Nanon

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur sërish akuza ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano lidhur me vrasjen e ish-dhjetoristit Azem Hajdari.
Berisha tha se vrasësit e Azem Hajdarit ditën e ekzekutimit anë pritur në aeroport Fatos Nanon dhe pretendon se këtë e ka vërtetuar nga ndjekjet që kanë bërë ndaj tyre.
“Ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon. Kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë. Por pse unë e akuzova Fatos Nanon? Sepse pas vrasjes ne i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandat terroriste. Nga Lapraka gjer në Bajram Curr asnjë postbllok policie. Jo vetëm nuk i kanë ndaluar por i kanë nderuar. Ne na u tha se kemi njoftuar të gjithë postblloqet t’i ndalojnë”, u shpreh ish-kryetari i PD-së.
Më tej, ai theksoi se kishte vërtetuar se Nano nuk ishte i lidhur direkt me vrasjen e Hajdrit, por ngriti akuza ndaj ish-kreut të SHISH Fatos Klosi në emisionin “Opinion”.
“Zhvillimet e mëvonshme treguan se ai (Fatos Nano) nuk ishte personi i lidhur direkt me vrasjen. Por a kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen? Ata që organizojnë atentate gjithmonë kanë informacione. A mund të më thoni pak pse ja mbathi (i referohet Fatos Klosit) të nesërmen në Himarë. Pasi rregulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, përvete zgjodhi Himarën.
Janë përpjekur në mënyrën më kriminale ta paraqesin si një sherrnaj. Familja e Azem Hajdait, rrethi i Azem Hajdarit nuk kanë pasur deri ditën që u vra përplasje me bandën terroriste që e vrau. Ai skishte asnjë problem me bandën e Haklajve. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hjdarin për shkak të asaj që i kishte bërë sistemit”, tha Berisha./ CNA.al