Connect with Us

Basha nxjerr anti-Berishën, si kandidat për deputet

Politikë

Basha nxjerr anti-Berishën, si kandidat për deputet

Publikuar

-

Kush është Basha me kandidatët e tij/ Fut në gjirin e Republiëks së Re ata që kërkonin arestimin e Berishës

Prej disa kohësh, Partia Demokratike ka nisur një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Por, edhe pse në media është trumbetuar fort si një proces demokratik, ku kandidatët zgjidhen nga baza, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Baza ka vetëm 20% të listës, dhe ashtu si në 2017, lista përfundimtare do jetë e vendosur sërish nga Lulzim Basha.

Por, përtej këtij procesi skandaloz, një detaj tjetër që bie në sy është ajo që CNA.al e ka deklaruar prej kohësh, që Lulzim Basha kërkon të “ç’rrënjosë” PD-në, të cilën në fakt e ka shndërruar në Republikën e tij të re, të mbushur me sharlatanë dhe servila.

Por, nëse shikon me vëmendje kandidatët e Skraparit, një emër që bie në sy është edhe Rigert Kapllani.

Ky është një nga aktivistët më të fortë të Aleancës Kuq e Zi, kundër PD-së dhe qeverisë së saj, përpara vitit 2013.

Një anti-Berishist i “tërbuar”, i cili u përjashtua nga Aleanca Kuq e Zi për një aferë, e cila u denoncua në polici, dhe më pas kallëzimi u tërhoq.

LEXO EDHE:  “Ku i ka çuar Bashkia Fier 50 milion lekë?”/ PD denoncon vjedhjen e radhës me tenderat

Ky është Rigert Kapllani, kandidati i Lulzim Bashës në Skrapar.

CNA.al ka siguruar disa foto, ku Kapllani është duke bërë fushatë me Aleancën e Kreshnik Spahiut.

Rigert Kapllani që dikur bënte fushatë me Aleancën Kuq e Zi kundër liderit historik të PD-së Sali Berishës, me ardhjen e Lulit është bërë anëtar i kësaj partie.

Mesa duket, Republika e Re mund të ketë edhe “Rigert Kapllanajt”, të cilët nga ushtarët e Aleancës Kuq e Zi bëhen kandidatë për deputetë të Lulzim Bashës.

Ndonëse mbështetësi i zjarrtë i Aleancës në vitin 2013 kërkonte arrestimin e Sali Berishës, Bashës nuk i ka bërë aspak përshtypje kjo, por e ka futur në gjirin e Republikës së tij të ri.

Kaq mjafton për të dëshmuar se listat e Bashës do të jenë njësoj me ato të vitit 2017, por ndryshe nga hera e kaluar, në këto zgjedhje po tenton që përgjegjësitë t’i hedhë në kurrizin e Komisionit të Vlerësimit./ CNA.al

Ja kush e sulmoi Ilir Beqajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kur duhet t’i drejtoheni spitalit?/ Mjekja e njohur mesazh të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në profilin e saj në rjetet sociale, mesazhin e prof. Silva Bala nga spitali COVID-2.

Mjekja e njohur thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar.

Pyetjes se kur duhet ti drejtoheni, Spitalit prof. Bala i përgjigjet se kjo duhet të ndodhë kur rekomandohet nga mjeku i familjes.

“Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj”, shprehet Bala.

Bala ka bërë apel qytetarëve për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  “Ku i ka çuar Bashkia Fier 50 milion lekë?”/ PD denoncon vjedhjen e radhës me tenderat

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Favorizohen farmacitë me ilaçe të skaduara

“Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën”, thekson Bala në mesazhin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ata kanë vjedhur më shumë, ne do vjedhim më pak”/ Revoltohet Shehi: A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Publikuar

-

Nga

“Ata kanë vjedhur më shumë, ne do vjedhim më pak”/ Revoltohet Shehi: A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në disa dalje mediatike, është shprehur se “Ne nuk jemi të mirë, por më të mirë se ne nuk ka.”.

Sipas Shehit, Rama po iu thotë shqiptarëve se “Ata kanë vjedhur më shumë , ne do vjedhim më pak.

“Ne nuk jemi të mirë, por më të mirë se ne nuk ka. Pra, ai po thotë se ata kanë vjedhur më shumë , ne do vjedhim më pak?

Kështu justifikohet, ata kanë vjedhur dhe ne do vjedhim?

LEXO EDHE:  Denoncim: Kryeministri inauguron firma fazntazma

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i dorëzuar!

Nxori një leje të Bashës, po pse ky është justifikim? Sepse edhe të tjerë kanë menduar se mund të vjedhin. A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Ata që kanë firmosur në emër të shtetit shqiptar dhe kanë vjedhë paratë e shqiptarëve, duhet të vihen në pranga.”-tha Dashamir Shehi në A2 CNN./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk është korrupsion, është grabitje me dhunë”/ Deklarata e fortë e Shehit: Duhen vënë prangat  

Publikuar

-

Nga

“Nuk është korrupsion, është grabitje me dhunë”/ Deklarata e fortë e Shehit: Duhen vënë prangat  

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur sot se skandalet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë të njëpasnjëshme.

I ftuar në A2 CNN, Dashamir Shehi tha se “Këtu skandalet janë mbivendosur, ka skandal pas skandali. Mjafton të shohim buxhetin e këtij viti, mënyra si është formuluar është një skandal me vete.”

Ndërsa duke u ndalur tek çështja e koncesionit të inceneratorëve, Dashamir Shehi theksoi se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me korrupsion, por është vjedhje me dhunë e parave të taksapaguesve shqiptarë.

“Vetë fjala incinerator, është një fjalë e zhdukur në Europë. Jemi kthyer në fillim të viteve 90. Që në princip është gabim le pastaj mënyra e financimit.

Nuk është as korrupsion, është vjedhje, është grabitje me dhunë. Ai po thotë “unë do ti marr këto para, e do tia jap filanit, do t’ia jap të tre të njëjtit person”.

Nuk do të them më shumë detaje, unë nuk jam as prokuror, por në çdo vend të botës do i ishin vënë prangat”-tha Shehi.

LEXO EDHE:  Mesazhi i zyrtarit britanik/ “Mos braktisni detyrat, mos bojkotoni zgjedhjet”

LEXO EDHE:  Denoncim: Kryeministri inauguron firma fazntazma

Më tej, ai bëri edhe një apel të fortë për politikën, ku theksoi se duhet lënë drejtësia të bëjë punën e saj.

“SPAK, jo i mirë jo i keq, le ta lëmë të bëjë punën e vet, sapo ka filluar.

Politika bën keq, me të mirat e të këqiat e kësaj drejtësie, duhet ta lëmë të bëjë punën e vet. Edhe unë kam të gjitha dyshimet e  mia për institucionet e drejtësisë, por deri kur të verifikohet nëse punojnë apo jo, duhet ta lëmë të bëjë punën e saj. Detyra jonë është që ta dorëzojmë këtë dosje para drejtësisë”-tha Dashamir Shehi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE