Connect with Us

“Azemi më kishte vënë në dijeni”/ Berisha tregon kush e urdhëroi vrasjen

Politikë

“Azemi më kishte vënë në dijeni”/ Berisha tregon kush e urdhëroi vrasjen

Publikuar

-

Debati për çështjen e detit/ Berisha tregon çfarë do bënte po të ishte kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e ish-liderit të lëvizjes Dhjetor `90, Azem Hajdari.

Berisha pretendon se vrasjen e Azem Hajdarit e ka urdhëruar vetë shteti, ndërsa pretendon se edhe vetë Azemi e kishte vënë në dijeni se donin që ta vrisnin.

“Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se çdo luftë.

LEXO EDHE:  Në kërkim për grabitjen në Rinas/ Talo Çela akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Durrës

Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Ylli Rakipit, dhe historia e inceneratorëve me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Ylli Rakipi, është drejtuesi i parë televiziv i cili ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër inceneratorëve, kjo që në vitin 2017.

Ditën e martë, Zoti Rakipi ishte në emisionin “A Show”, të Adi Krastës, ku ka folur për çështjen e inceneratorëve.

Ndër të tjera, ai theksoi se një drejtues i lartë mediash i kishte ndërhyrë që të mos transmetohej emisioni, megjithëse ai u transmetua.( Lexo këtu)

Në fakt edhe para dhe pas emisionit, ka edhe portale dhe media të tjera të cilat kanë investiguar dhe publikuar me dhjetëra dokumente, përfshirë këtu edhe CNA.al, BIRN, apo edhe media të tjera.

Emisioni “Të Paekspozuarit” ishte studio e parë televizive ku u debatua fort për këtë PPP, një koncesion i cili quhet një aferë e madhe korruptive, jo vetëm nga opozita.

Zoti Rakipi theksoi se emrin e personit ia kishte thënë dy kolegëve, Andi Bushati e Fatos Lubonja, dhe atyre iu ishte dukur e pabesueshme.

Por, i vetmi person i botës së medias, që ka lidhje direkte me pronarët e inceneratorëve është Ben Blushi, sot pronar i Top Channel.

Eva Blushi

Ben Blushi, është ortak në kompaninë Em Capital Group, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

LEXO EDHE:  Krim makabër/Shqiptari vritet me dy plumba në kokë dhe varroset në pyll

LEXO EDHE:  Në kërkim për grabitjen në Rinas/ Talo Çela akuzohet si autor i vrasjes së dy vëllezërve në Durrës

CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive, se EM Capital Group është një kompani e themeluar në Bullgari, me bashkëaksionerë Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Eva Blushin, me 33% të kuotave. ( Lexo këtu)

Më pas është kjo kompani e cila ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe. ( Lexo këtu)

Dhe sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, Ylli Rakipi qëndrimin e tij e ka pasur për Ben Blushin dhe ka qënë ky i fundit, personi që ka ndërhyrë që emisioni të mos transmetohej. Ashtu sikundër po vepron sot, duke bërë avokatinë publike të inceneratorëve./ CNA.al

Skandali me inceneratorët/ Ylli Rakipi: Më kërkuan të mos e transmetoja në emision

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Publikuar

-

Nga

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Kryesia e Partisë Demokratike ka gati tashmë 326 emra që do të vijojë garën për të qenë në listat e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Përpilimi i kësaj liste si edhe përjashtimi me votën e anëtarësisë të disa emrave të njohur ka shkaktuar jo pak debat në PD.

Por, ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli, në një intervistë për Abc news, ka pranuar se 30% e listës së 2017-ës, do të hiqen.

Sipas tij, duke dashur që të bëjnë një listë fituese të demokratëve, komisioni ka patur qasjen që të largojë edhe më tepër nga lista në fjalë.

Ruli u pyet edhe me skualifimin nga gara të Klevis Balliut; Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt, si edhe të tre kryebashkiakëve duke theksuar se anëtarësia i donte këta emra në PD, por jo në pozicione drejtuese.

Në lidhje me Berishën dhe debatit gjatë muajve të fundit, ai u shpreh se misioni mund të vazhdojë edhe jashtë politikës aktive.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Surprizat e listës Ruli-Luli në qarkun Tiranë/ Shtatë përfaqësimet nga këngëtarë, humoristë, ish-policë, ish-drejtorë hajdutë dhe deputetët e 2017-ës

Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati

Procesi skandaloz i përzgjedhjes së kandidatëve të PD/ Dalin skenarët e parë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Publikuar

-

Nga

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Procesi i përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë të PD-së ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse me një gjuhë të moderuar, Ruli dhe Berisha kanë shkëmbyer mesazhe të forta me njeri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë sot për Abcnews, Ruli u shpreh se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca.

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc Neës.

LEXO EDHE:  Alarmi për eksploziv në Vlorë/ Forcat xheniere mbërrijnë pas tre orësh

LEXO EDHE:  Atentati ndaj vëllezërve në Tepelenë/ Berisha nxjerr detaje: Ishin kushërinjtë e kryetarit të partisë Rilindase

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se, Ruli më datë 6 gusht në Abc News, i pyetur për Berishën ai tha: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim.

Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.

Ndërsa, një muaj më pas Berisha iu përgjigj Rulit në një intervistë në Syri TV duke e cilësuar si “viktimë të zgjuarsisë së tij“.

LEXO TE PLOTE