Connect with Us

Akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit/ Berisha i prerë: Duan të mbulojnë krimet e tyre

Politikë

Akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit/ Berisha i prerë: Duan të mbulojnë krimet e tyre

Publikuar

-

Akuzat për vrasjen e Azem Hajdarit/ Berisha i prerë: Duan të mbulojnë krimet e tyre

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në “Opinion” edhe akuzave që tentojnë ta implikojnë atë në vrasjen e Azem Hajdarit.

I prerë dhe me tone të forta, Berisha tha se këto akuza bëhen nga ato që kërkojnë të mbulojnë krimet e veta dhe se marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Azemin, diheshin.

“Këto janë akuza të atyre që duan të mbulojnë krimet që kryejnë. Unë marrëdhëniet i kam patur të shkëlqyera. Ka qenë njeriu më i pavarur që mund të ekzistonte.”

LEXO EDHE:  Dialog në aeroport…

Nëse do dëshmonte nëse do thirrej për të dëshmuar Berisha u përgjigj: Unë e kam kryer detyrën time.  E kam dhënë një dëshmi që është shterruese për ata që unë kam ditur, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar të tjera fakte, në lidhje me aferën e incineratorëve.

Pëmes një tabele me shira, Malltezi thotë se Ben Blushi është aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve të plehrave. Sipas Malltezit, Blushi po paguan në natyrë duke shitur shpirtin e shtuar lëpirjen.

“Blushi aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve te plehrave. Por kjo kompani i ka dhene 2.2 milione euro per 51% te aksioneve vjollca hoxha. Ende Blushi nuk tregon dot faturen e pageses prej 733,000 euro per pjesen 33% te kompanise qe paguan 2.2 milione euro! Kjo tregon qe mafia e plehrave po vjedh para publike dhe po ble kafe/media. Tani ose Blushi ka paguar 733,000 ne te zeze e nuk ka fare asnje deshmi, ose qartazi nuk ka paguar asgje por kjo eshte pjesa qe i paguhet Blushit per sherbim lepirje ndaj Rames dhe mafies se plehrave. Pra Blushi po paguan ne natyre duke shitur shpirtin e shtuar lepirjen!”, shkruan Malltezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbërthehet” Spiropali/ Tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Publikuar

-

Nga

“Zbërthehet” Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar momente nga jeta e saj përtej politikës.

E ftuar në ‘Abc neës’ me gazetarin Ermal Peçi, Spiropali ka treguar se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por e përmbush në pikëpamje të tjera. E pyetur se ç’dhuratë ka marrë nga kryeministri Edi Rama, ministrja thotë se ka marrë një shishe verë dhe kjo është traditë në kryeministri.

“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Dialog në aeroport…

LEXO EDHE:  Dialog në aeroport…

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo e ka pohuar këtë fakt.

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali.

Më tej ajo foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i lartë i PD në Kukës/ Tre akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, përfaqësues i PD Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga policia, pasi është në hetim dhe i akuzuar për tre vepra penale.

Mesohet se Oruçi akuzohet për kanosje për shkak të detyrës, evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.

Në Kukës Abedin Oruçi është një emër i njohur, pasi ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike vitin e kaluar dhe po ashtu ka qenë kreu i këshillit bashkiak në Kukës nën siglën e aleatëve të PD, PDIU e Shpëtim Idrizit./CNA.al

LEXO TE PLOTE