LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të dëshmojë në Gjykatë për vrasjen e Azem Hajdarit?/ Berisha: E kam kryer detyrën, po tentohet i njëjti skenar si me Dritan Dajtin

28 Shtator 2020, 21:12, Politikë CNA
A do të dëshmojë në Gjykatë për vrasjen e Azem

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? nëse do të dëshmonte nëse do të thirrej nga Gjykata për vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha tha se e ka kryer detyrën e tij dhe se ka dhënë një deklaratë shteruese , ndërsa theksoi se rihapja e çështjes është çështje politike dhe hakmarrje e kryeministri Edi Rama.

?E kam kryer detyrën time, kam dhënë një dëshmi, jo dëshmi, deklaratë shterruese për ato që dija. Kjo çfarë është? Një proces i dytë politik, hakmarrje për Nexhmijen Kristaq Ramën. Hapet procesi për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave që është Jaho Salihu dhe pjesëmarrësin Izet Haxhia. Qëllimi i Edi Ramës është të realizojë skenarin si me Dritan Dajtin. Do të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga