Connect with Us

OBSH bën paralajmërimin e radhës/ Sa pritet të shkojë numri i viktimave nga Covid

Shëndeti

OBSH bën paralajmërimin e radhës/ Sa pritet të shkojë numri i viktimave nga Covid

Publikuar

-

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës.
Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por „jo i pamundur”, deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.” Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina.

“Atëherë kam frikë se, …”

„Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan. Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme.
Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që vjen.

LEXO EDHE:  Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bilanc shqetësues/ Rritet numri i viktimave, më shumë se 900 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 persona.

Rastet positive janw konfirmuar në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Gjendja e rëndë në Kosovë/ 5 viktima nga Covid dhe 118 raste të reja gjatë 24 orëve

LEXO EDHE:  Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Statistika (16 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 832
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276
Raste pozitive 160,365
Raste të shëruara 144,954
Raste Aktive 12,848
Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401
Shkodër 1440
Durrës 1147
Fier 1153
Vlorë 801
Lezhë 691
Elbasan 646
Berat 513
Korçë 286
Kukës 283
Gjirokastër 259
Dibër 228

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kujdes me pasaportën e vaksinimit!’/ Dasho thirrje qytetarëve: Mund të përballeni me surpriza

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkimi Europian ka njoftuar dje heqjen e barrierave, duke njohur kështu certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Lidhur me këtë lajmt ka reaguar dhe mjeku Erion Dasho, I cili I kujton qytetarëve të kenë kujdes, pasi BE, njeh vetëm pasaportat e vaksinimit me vaksina të njohura nga EMA, konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.

“Kryeministri u mburr dje me njohjen e pasaportës shqiptare të vaksinimit nga vendet e BE-së, por harroi një detaj të rëndësishëm.



LEXO EDHE:  Covid-19 “gjunjëzon” botën/ 51 milionë të infektuar dhe një milion e 200 mijë viktima

LEXO EDHE:  Gjendja e rëndë në Kosovë/ 5 viktima nga Covid dhe 118 raste të reja gjatë 24 orëve

Vetëm pasaportat e vaksinimit me vaksina të njohura nga EMA janë të vlefshme për hyrjen në BE! Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë, duhet të bëjnë kujdes për të mos u ndodhur përballë surprizave të pakëndshme!

Si gjithmonë gjatë kësaj pandemie, të mashtruar dhe të keqpërdorur nga qeveria, ministria dhe komiteti...”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Erion Dasho/ Revolucioni kinez i Boratit

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Me sa duket, Borati nuk ka marrë vetëm vaksinat nga Kina, por edhe idetë për manipulimin e turmave!

Debati shoqëror pro dhe kundër vaksinave, ngjan as më shumë dhe as më pak, por me revolucionin kinez, ku turmat e eksituara kacafyteshin për të bërë që të harrohej dështimi katastrofik i “great leap forëard (që kishte shkaktuar vdekjen nga uria të dhjetëra milionë kinezëve në më pak se pesë vjet).

Të fantaksurit që po i prezantohen publikut nga mediat pranë qeverisë (madje në prime time) i ngjajnë një shfaqjeje me regji të përsosur. Nga ana tjetër “kompetentët” e komitetit, të cilët rrihnin gjoksin për “sukseset imagjinare” të qeverisë edhe kur njerëzit vdisnin në ambulanca apo blinin bombolat e oksigjenit 1 milion lekë, sot janë fshehur! Nuk i sheh askund t’i sqarojnë publikut dobinë e vaksinave dhe vaksinimit!!!

LEXO EDHE:  “Një krahasim që flet vet”/ Berisha: Vdekshmëria në Shqipëri, pothuajse dyfish i rajonit

LEXO EDHE:  Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus



Me sa duket, Borati dhe boratët po luajnë aktin e fundit të tragji-komedisë “Shqipëria dhe COVID-i”! Një revolucion kulturor i modelit maocedunian për të shpëlarë nga memoria kolektive 15 mijë të vdekurit nga COVID-i dhe 250 milionë eurot e shpenzuara!

Bravo!!!Askush nuk mendoi qoftë edhe për një sekondë të vetme t’i ndëshkojë për atë që i shkaktuan këtij populli në një vit e gjysmë pandemi../CNA.al

LEXO TE PLOTE