Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Nuk do të gënjesh njeri me pragun e 1 përqind

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk do të gënjesh njeri me pragun e 1 përqind

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Nuk do të gënjesh njeri me pragun e 1 përqind

Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur në këmbë formulën e ndyrë të mbajtjes mbyllur të listës, duke bërë sikur e ka hapur, thjesht që të përligjë rënien e koalicioneve në formën klasike, siç kanë qenë deri sot.

Ndërkohë që do të shtiret këto ditë sikur po sakrifikon shumë, duke pranuar pragun kombëtar 1 përqind, si një lëshim të madh për opozitën në parlament.

Por e ka kot, sepse nuk do të gënjejë askënd, si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Dhe aq më pak do t’ia dijë njeri për nder gjoja kompromisin për uljen e pragut, sepse e kupton edhe bufi që është taktikë djallëzore për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga problemi real.

Është fare e qartë për këdo se Edi Rama po kërkon të përforcojë regjimin e diskretituar të kryetarokracisë, në ditën më të zezë të qeverisjes së vet dhe në kulmin e rënies së aksioneve për partitë e vjetra në Shqipëri. Me ruajtjen e listës së mbyllur, praktikisht ai e ka blinduar pushtetin e vet dhe të Lulzim Bashës, duke i dhënë edhe më shumë kredite secilës parti dhe secilit kryetar, për t’u konsideruar si qendrat e vetme të gravitacionit politik në Shqipëri.

Por tek e fundit, Lulzim Bashën, nuk ke pse ta fajësosh sot, sepse formalisht nuk ka ndonjë rol për të luajtur. As ka paraqitur ofertë dhe, as ka vota për të dhënë që ai palacollëk të kalojë. Edhe pse mund të jetë duke fërkuar duart në heshtje, duke pritur me pgjiknuri

adurim ditën që “Rilindja” ta miratojë në parlament draftin, fiks ashtu siç e ka shkruajur dhe e ka paraqitur Damian Gjiknuri.

LEXO EDHE:  Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

Madje atij i takon edhe të hiqet si i mërzitur dhe është në të drejtën e e vet edhe të akuzojë Edi Ramën si autorin e vetëm të një Kodi Elektoral tërësisht të njëanshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve. Pavarësisht, se ajo mund t’i interesojë, madje edhe pak më tepër se vetë Edi Ramës. Sepse është një bonus, që i vjen dhuratë nga kampi i “armikut”. Është si ato golat në fushë kundërshtare, që kanë vlerë të dyfishtë.

Por edhe perspektiva e Kodit Zgjedhor duket e zymtë dhe, me sa kuptohet, ajo poshtërsi politike dhe juridike kundër interesit të Shqipërisë do të miratohet, ndoshta brenda kësaj jave, prapëseprapë nuk mendoj se zullumi do të triumfojë. Sepse përgjegjësit e këtij hapi domethënës prapa nuk kanë llogaritur reaksionin e qindra e mijëra shqiptarëve, që janë neveritur nga kjo politikë primitive prej disa dekadash, madje edhe nga aleancat e “qelbësirave” të secilës palë.

Dhe e vetmja mënyrë që ata ta shfryjnë dufin e zemërimit të tyre dhe mundësia e vetme për t’u përfaqësuar si asnjëherë tjetër më parë, do të jetë 25 prilli. Qoftë kjo edhe me një shkallë vështirësie më shumë, që mund të vijë prej mbajtjes mbyllur të listave, përmes trukut të pistë të Edi Ramës.

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?

Publikuar

-

Nga

PD publikon listën e qarkut Vlorë/ Në garë për deputet 39 kandidatë

Nga Kreshnik Spahiu*

Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.

Duke filluar nga:
partia e Neritan Cekës,
partia e Genc Pollos,
partia e Abdi Baletës,
partia e Dashamir Shehit,
partia e Bamir Topit,
partia e Rudina Hajdarit,
partia e Myslym Murizit,
partia e Astrit Patozit,
partia e Myslym Murrizit
etj etj etj

Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve. Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.

A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti.

Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar.
Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.

Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha.

Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.
Sipas tyre:
Vetëm Berisha nuk plaket
Vetëm Berisha nuk konsumohet
Vetëm Berisha nuk korruptohet
Vetëm Berisha s’duhet dal pension
Vetëm Berisha ka merita
Vetëm Berisha nuk vjedh
Vetëm Berisha është krijuesi
Vetëm Berisha është themeluesi

Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.

Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.

Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.

LEXO EDHE:  Rama tjetër mesazh ironizues “kadrinjve”

LEXO EDHE:  Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet. Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite. Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.

Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie për dy arsye:
1- Në lista nuk figuron asnjë nga kritikët e Lulzim Bashës apo ata që mbështesnin rivalin Sokol Olldashi. Basha i ka eleminuar të gjithë.
2- Në lista nuk gjen asnjë intelektual apo faktor të rëndësishëm të kandiduar jashtë strukturave të PD. Partia s’është hapur por mbyllur 100% për njerëz pa teser partie.

Militantët thjesht kanë propozuar njëri-tjetrin nëpër fshatra apo lagje.
Kjo shënon mbylljen më hermetike në historinë e saj të Partisë Demokratike, prandaj brenda saj po krijohen me dhjetra parti të reja. Një lider nuk mund të drejtoj opozitën, kur s’mban dot të bashkuar partinë e tij.

Logjika është e thjeshtë: Basha ndryshe nga Berisha i viteve 2005, po përgatitet për humbjen e zgjdhjeve në 25 Prill dhe i duhet një listë humbëse me militant dhe njerës anonim dhe pa pretendime për ti zënë karrigen pas humbjes. Ai nuk sheh me optik kryeministri që afron çdo kënd por, kryetari partie që mban gardhin me tela me gjemba.
Këta që largohen nuk janē tradhëtar por të tradhtuar.
E turpshme është logjika e militantve që justifikohen: “Për inat të vjehrrit Lulzimit, të larguarit mos flejnë me mullixhiun”
Gjithsesi kanë pjesërisht të drejtë:

“Gjumë me Edi Ramën, duhet të flej vetëm Lulzim Basha, por do të jetë vonë për ata kur të zgjohen. Sepse në 25 Prill do e shikojnë kryetarin e tyre me barrë, shtatzanë 7 muajsh”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/Shokë komunistë shtrëngoni rradhët e partisë

Publikuar

-

Nga

Kjo është parulla që ju shkon për shtat fatkeqësisht shumë demokratëve që sot kanë rimarë si detyrë sulmet dhe akuzat ndaj e Jozefina Topallit.

Në një reagim të tij Astrit Patozi shkruante se “Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t’u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të siqertë në këtë”. Më tej ai theksonte se mentaliteti i tyre është sovjetik dhe e mbyllte “Dhe si unikalë që janë në marrëzinë dhe injorancën e tyre, ata duhen mëshiruar dhe injoruar”. Patozi ka qenë vetë viktimë e sulmeve të tilla si dhe disa të rinj dhe politikanë që braktisën Bashën dhe ju bashkuan Bindjes Demokratike.

Tani po sulmohet Jozefina Topalli, pas sulmeve të mëparshme ndaj Rudina Hajdarit, Myslym Murrizit e shumë të tjerëve.

Të gjithë sulmohen me një qëllim. Basha do të ketë në dorë monopolin e opozitës dhe për këtë nuk kursen as Jozefi

na Topallin që armike ka qenë në diktaturë armike u shpall dhe sot nga Luli. Një antikomuniste, që ka përballë ata që sillen si komunistë.

Në fakt kjo sjellje politike nuk ka asnjë ndryshim me atë të djeshmen. Kjo sjellje është tipike Enveriste, fatkeqësisht e gjen shumë të përhapur në Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Enveristë në mentalitet që i përgjigjën komandës: Shokë të shtrëngojmë rradhët e partisë.

Po kaq tru tharë të jenë vallë në 2020? Kaq enveristë 30 vjet pa shëmbjes së diktaturës?

Armik i partisë, kush mendon se të ardhmen sja ka në dorë një palaço politik si Luli, që ka 7 vjet ndan pushtet e pasuri me Edi Ramën. Ndaj rradhët duhen shtrënguar fort për kunatin, gruan, vjehrrin, vilat, gjobat e shantazhet ndaj biznesit.

LEXO EDHE:  Rama tjetër mesazh ironizues “kadrinjve”

LEXO EDHE:  Opozita në protestë/ Kryemadhi zbulon planin e Ramës

Enveristë në sjellje, përdorin kapitalizmin dhe partinë për pasurim nën modelin “Të forcojmë pa pushim partinë dhe me të në krye të realizojmë të gjitha detyrat për LULË-ZIMIN e mëtejshëm të atdheut tonë socialist”.

Tani sju ka ngelur asgjë tjetër thjesht të bertasin “Parti-Enver jemi gati kurdoher”, ose Parti-Luli, si ta kenë qejfin./Elvi FUNDO-CNA.AL

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Publikuar

-

Nga

Nga Spartak Ngjela/ Çfarë po ndodh në Shqipëri?

A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas 108 vjetësh që Shqipëria ka qenë një shtet pa drejtësi shoqërore?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e dha lajmin që e kemi kuptuar me kohë nga lëvizjet e skemave juridike, mes legjislacionit të ri – ajo e tha hapur:

“Në Tiranë kanë ardhur dosjet e individëve të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe ekspertët e FBI-së, si profesionistë në këtë hetim, do të fillojnë hetimet individuale të pushtetarëve të korruptuar”.

Por, ajo e theksoi edhe këtë: “kryetaren e Byrosë Kombëtate të Hetimit, e kemi vendosur ne, duke mposhtur të gjitha përpjekjet e korrupsionit të lartë për ta rrëzuar”.

Ky është fillimi.

Po, ende nuk besojnë të lidhurit me korrupsionin se ky është proces juridik dhe jo një llomotitje politike pa vlerë?!! Rrini, mor’ të shkretë, dhe prisni fatin tuaj në këtë proces!…

l.

Sigurisht, është kuptueshmëri racionale ajo që vjen nga fakti se, të jesh një shtet i padrejtë në 108 vjet rresht, është shenjë e dobësisë historike për një shoqëri. Ky ka qenë në fakt shteti shqiptar: padrejtësi dhe grabitje pushtetarësh.

Po, na duhet ta pranojmë se, të paktën në 100 vjet rresht, padrejtësia që kanë kaluar shqiptarët, nuk ka qenë njohur as në mesjetën e vonë; kurse padrejtësia e terrorizmit shtetëror, në periudhën 1945-1991, nuk ka qenë e njohur as në mesjetën e hershme.

Ky ka qenë fati i mjerimit shekullor të shqiptarëve, sepse e gjithë padrejtësia shqiptare, e ardhur nga krerët sundues shqiprarë, ka qenë imponim nga fqinjët, që janë pushtues të territoreve të gjera shqiptare.

Po pse na ka ndodhur kjo?

Ka qenë destinacion historik, sepse, pas daljes në skenë si shtet i pavarur, në vitin 1912, Shqipëria ka qenë e vetme, dhe Beogradi, me forcë, ka vendosur në pushtet në Tiranë banditët e radhës.

Pse, a nuk rrëzoi Nolin dhe Luigj Gurakuqin Beogradi, për të sjellë në pushtet Ahmet Zogun?

Pse, a nuk eliminoi Beogradi gjithë plejadën patriote dhe intelektuale të Shqipërisë, për të sjellë në pushtet Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen?

Po, edhe pas vitit 1991, serish ka ndodhur e njëjta gjë, sepse pjesa më e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri,  është ushqyer nga Beogradi Athina dhe Moska.

Por, për këtë, shumë shpejt, provat do të na i japë hetimi i Byrosë Kombëtate të Hetimit, dhe FBI që do të qëndrojë pas saj. Keni për t’i parë…

ll.

Po, pse na ka goditur kaq rëndë historia ne shqiptarëve?

Mbasi iu drejtova literaturës sime të mbledhur në vite, e gjeta më në fund arsyen e këtij mjerimi shqiptar shekullor: e gjeta në dy gjykime brilante të Senekës dhe Volterit.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Marrëveshja me Ramën nuk ishte gabim por…

LEXO EDHE:  Rama e propozoi në krye të Punëve të Brendshme/ Meta jep vendimin për Sandër Lleshin

Seneka thotë se: në një shoqëri të kalbur “krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt”.

Kurse, Volteri na ka thënë se: “frika e ndjek krimin nga pas – ky, është ndëshkimi”.

Ja pra, këto dy gjykime të arsyrs së lartë të qytetërimit, mbajnë ne vetvete historinë e vuajtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Një gjendje kriminale e pandërprerë në 500 vjet, sigurisht që do ta sillte shoqërinë shqiptare në atë gratë sa që, shpesh e më shpesh, ta quante krimin e suksesshëm virtyt.

Dhe, ne vetë e kemi parë sesi krimi i luftës së klasave që bënte Enver Hoxha për terror shtetëror, shoqërisht u quajt moral i lartë kombëtar, domethënë virtyt.

Po, pse, a nuk ishte vetë komunizmi një krim i suksesshëm?

lll.

Fatkeqësia shqiptare vijoi ende në kohë.

Të njëjtën gjë pamë edhe në këta tridhjetë vjetët e fundit që, vjedhja dhe grabitja e shtetit dhe shqiptarëve nga një lukuni ujqërish, është quajtur një gjë normale, kur dëgjohet rëndom se: “po kështu bëhet në të gjithë botën: pushtetari merr për pasurim pasurinë e kombit”. Ky ishtë virtyti i ri i krimit të suksesshëm  në Shqipëri.

Po pra, ja, kjo ka qenë gjendja shqiptare,  në një arsyetim të shkurtuar historik.

Por kjo ama, është arsyeja kryesore e varfërisë dhe përçarjes shqiprare.

Kurse Volteri thekson se krimin e ndjek nga pas frika e ndëshkimit. Dhe pikërisht kjo ka ardhur tani në Shqipëri, kur jemi në prag të formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja sot e ka trembur krimin shtetëror në Shqipëri.

Pse, a nuk e tha hapur dhe ambasadorja amerikane në Tiranë që “korripsioni i lartë shtetëror desh të rrëzonte kryetaren e sapozgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit?”

Domethënë, kjo na jep të kuptuar se janë ekspertët amerikanë të hetimit ata që do të drejtojnë gjithçka. Dhe pikërisht kjo iu jep të drejtën shqiptarëve që presin shpëtimin e Shqipërisë nga zgjedha, të fillojnë besimin se do të shpëtojnë më në fund nga pushtimi amoral e korruptiv i korrupsionit të lartë shqiptar.

Dhe ju do të thoni, ku e gjen ti këtë fakt që flet për shpëtimin e Shqipërisë?

Shumë e thjeshtë: dëgjova që, të gjitha këto, pardje dhe dje, i tha edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.

LEXO TE PLOTE