Kronika
Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen dy persona në Krujë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale kapën dhe ndaluan shtetasit:
A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim./CNA.al