Kosova & Rajoni
Ish-deputeti nuk përmbahet ndaj ministrit/ Ja ka q*** nënën artit e kulturës

Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka shpërthyer ashpër ndaj ministrit të Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, lidhur me ndalimin e muzikës pas orës 21:00.
Tahiri thotë se Zemaj është ministri historik që ja ka q*** nënën artit dhe kulturës në Kosovë.
Me tone ironike, këngëtari deklaron se ministri e ka zhdukur virusin, ndërsa thekson se bashkë me të është zhdukur edhe muzika.
Sipas tij, lokalet kanë falimentuar, ekonomia ka rënë dhe për 10 vite nuk do të rimëkëmbet.
“Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth virusi është zhdukur dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë! Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!!
Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..! Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave!
Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e ‘estradës së vdekur’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi! Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”,ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia!
Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al