Connect with Us

Futbolli shqiptar në bojkot, Olsi Rama: Me kryeministrin flasim për… Juventusin

Sport

Futbolli shqiptar në bojkot, Olsi Rama: Me kryeministrin flasim për… Juventusin

Publikuar

-

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama i ftuar në emisionin Sport News, ka theksuar se lojtarët kanë nisur të ndjejnë ngarkesa fizike dhe psikologjike nga bojkoti dhe e mira është të ketë një vendim për të rinisur. Ndërkohë, pyetjes nëse ka folur për këtë temë me vëllain e tij kryeministër, Rama u shpreh se mundohet të mos flasin për futboll dhe punë, por edhe kur e bëjnë flasin për Juventusin.

Bojkoti, jeni pro apo kundër? “Bojkoti është nisëm e presidentëve të ekipeve të cilët kanë barrën financiare dhe që kërkoijnë lehtësim. Ishte një vendim unanim i klubeve të Superiores, se e ndjenë të nevojshëm Për mua si drejtor i Partizanit, kemi nisur stërvitjen që me 12 gusht është pak stresuese. Lojtarët kanë ngërkesë psikologjike dhe fizike, e rëndësishme është që anëtarët të vendosin për një të ardhme të futbollit në Shqipëri. Sot me zvogëlimin e të gjithë gjërave të tjera, duhet bërë një përçapje në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt se po rëndon në psikologjinë e lojtarëve. Por, do na largojë edhe tifozët dhe do përqëndrohen te të tjerat dhe do na ketë humbur suportin.

Keni folur me vëllain? “Kam pasur komunikim që vjet kur u fol për masat dhe lehtësirat fiskale, kjo pjesa e bojkotit erdhi si e papritur. Kemi bërë një pakt që të mos flasim, edhe kur kemi folur për futbollin kemi folur për Juventusin dhe jo për Partizanin. Është simpatizant i futbollit dhe ka pasur iniciativën për të ndihmuar.

Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë por kërkohet diçka më tepër. Pastaj t’ia lemë faktorëve përkatës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video/ I mjaftojnë vetëm 47 sekonda, shikoni golin e Moratës në Champions

Publikuar

-

Nga

Pjesa e parë e sfidës së Champions League midis Dinamo Kiev dhe Juventusit, u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të bardhezinjve.

Djemve të Pirlos u ka bërë mirë pushimi dhe kanë zhbllokuar sfidën në minutën e parë të fraksionit të dytë, falë rrjetës së Alvaro Morata.

Aksion shumë i bukur i kampionëve të Italisë dhe finalizim i sulmuesit spanjoll, i cili i dhuron një avantazh shumë të rëndësishëm Juventusit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dëmtimi në kavilje, zbulohet sa ndeshje do të humbasë Calhanoglu

Publikuar

-

Nga

Stërvitja e sotme ka qëlluar fatale për Hakan Calhanoglu. Turku i Milanit ka pësuar një dëmtim në kavilje në momentin e tij më të mirë.

26-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve mjekësorë pasditen e sotme dhe do i duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë jashtë fushave të blerta.

Calhanoglu ka humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Celtic (të enjten) dhe Sparta Pragës (29 tetor) në Europa League, si dhe atë të fundjavës kundër Romës në kampionat (26 tetor).

LEXO TE PLOTE

Sport

Prishet akordi me Lokomotivën, ja ku do të transferohet Ethemi

Publikuar

-

Nga

Valon Ethemi nuk do të vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit, me të cilët kishte arritur akordin para pak ditëve.

Mesfushori së fundmi ka qenë në bisedime me skuadrën e Ligës së Parë turke, Istanbulspor, aty ku luajnë edhe dy ish-shokët e skuadrës, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca. Palët janë në bisedime dhe në të ardhmen Ethemin mund ta shikojmë në kampionatin turk.

23-vjeçari u largua me shumë polemika nga Kukësi për kontratën e tij, duke pretenduar se Ethemi ishte nën kontratë me verilonodret, e madje iu ‘dogj’ edhe avnetura polake, ndërsa tashmë dukets e nuk po gjen rehat dhe si opsion ka dal Turqia…

LEXO TE PLOTE