Connect with Us

Flamuri grek ngjyroset me bojë të kuqe/ Shteti fqinj mesazh të fortë Turqisë

Kosova & Rajoni

Flamuri grek ngjyroset me bojë të kuqe/ Shteti fqinj mesazh të fortë Turqisë

Publikuar

-

Ngjyrosja e flamurit me bojë të kuqe/ Greqia i kërkon Turqisë të dënojë incidentin

Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë atë që tha se ishte ishte një fyerje ndaj flamurit të saj kombëtar në ishullin grek të Kastellorizos.

Media greke raportoi se flamuri kombëtar bardh e blu që valëvitej mbi një kodër, ishte ngjyrosur me bojë të kuqe. Ishulli Kastellorizo ndodhet shumë pranë bregdetit turk. Autoritetet nuk kanë ende informacion rreth përgjegjësve mbi incidentin.

“Dënojmë hapur fyerjen e flamurit grek në Kastellorizo”, thuhej në një deklaratë të dielën të ministrisë së Jashtme greke. “Presim që autoritetet turke ta dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë. Veprime të tilla të papranueshme duhen parë vetëm nën dritën e zbutjes së tensioneve mes dy vendeve”, thuhej gjithashtu në deklaratë.

Autoritetet turke nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi incidentin.

Një zyrtar tha se policia greke ka nisur hetimet.

LEXO EDHE:  Hajdari publikon foton me flamurin amerikan/ Krenare që jam rritur dhe edukuar në SHBA

Media greke njoftoi gjithashtu se një dron i pajisur me një altoparlant nëpërmjet të cilit dëgjohej himni kombëtar turk, fluturoi të shtunën mbi ishullin Kastellorizo.

Greqia dhe Turqia nuk bien dakord mbi një sërë çështjesh, përfshirë këtu atë që lidhet me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental. Tensionet u ndezën muajin e kaluar pasi Turqia dërgoi një anije për kërkime sizmike në ujërat e pretenduara nga të dyja palët shoqëruar nga anije të vogla luftarake, me qëllim planifikimin e shpimeve të mundshme për naftë e gaz në një zonë që mendohet të jetë e pasur me burime energjetike. Këto zhvillimeve çuan në një përplasje në det mes një anije luftarake turke dhe një greke. Që atëherë, Turqia e ka tërhequr anijen Oruc Reis dhe të dy vendet kanë rënë dakord të rinisin bisedimet mbi çështje që lidhen me eksplorimin në det.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numër i frikshëm viktimash është shënuar këtë të diel në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 viktima. Ky numër shënon një rekord për vendin fqinj që po përballet me një bilanc të rëndë të pandemisë. Po ashtu edhe rastet e janë rritur, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 561 të infektuar nga COVID-19.

Më shumë raste vijon të ketë Shkupi (271), teksa Prilepi, Kumanova, Tetova, Strumica dhe Kavadar kanë regjistruar shifra shqetësuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Detajet e takimit kokë më kokë Meta-Rama/ Zgjidhja është Tsipras në Greqi, ministrin e Jashtëm bëje vetë

LEXO EDHE:  Çështja çame me Greqinë/ PD me dy qëndrime politike

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord të infektuarish në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh në Greqi/ Humbin jetën 5 pacientë, 91 në intubim

Greqia vijon të shënojë rekord të infektuarish me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 935 raste të reja ndërsa kanë humbur jetën pesë pacientë.

Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga Covid-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.

Ndërkohë 91 pacientë ndodhen të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE