Connect with Us

Emocionet e play off-it të Tiranës vijnë pa pagesë, ja televizioni që transmeton sfidën ndaj Young Boys

Sport

Emocionet e play off-it të Tiranës vijnë pa pagesë, ja televizioni që transmeton sfidën ndaj Young Boys

Publikuar

-

Pak ditë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e Tiranës. Bardheblutë do të udhëtojnë në kryeqytetin zvicerian, ku më datë 1 tetor do të synojnë të shkruajnë historinë kundër Young Boys. Një kundërshtar i vështirë, por me motivmin dhe besimin e duhur në futboll mund të ketë vend edhe për surpriza.

Një ndeshje që premton emocione të mëdha për të gjithë tifozët bardheblu dhe ata shqiptarë, të cilët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë sfidë falas dhe pa asnjë pagesë shtesë.

Radio Televizioni Shqiptar njofton se ka fituar të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjes play off midis Young Boys dhe Tiranës, që mbrëmjen e 1 tetorit, në orën 20:30, do të mbajë të mbërthyer para ekranit të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët presin të mësojnë nëse këtë vit do të ketë një suprizë për të parë kampionët e Superiores në grupet e Europa League

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Barcelona shkatërron Ferencvaroshin, United shtang PSG-në

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe 6 sfidat e tjera të ditës së parë për Ligën e Kampioneve. Barcelona ka fituar thellë me Ferencaroshin, ndërsa Manchester United ka mundur në Francë PSG-në. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

Barcelona-Ferencvarosh 5-1

Çelsi-Sevija 0-0

PSG-Mançester Junajtid 1-2

Lajpcig-Bashaksehir 2-0

Ren-Krasnodar 1-1

Lacio-Dortmund 3-1

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Gnabri infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Atleticon

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Bajernit Serxhi Gnabri është infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga kampionët e Europës në faqen zyrtare.

25-vjeçari është njëri prej titullarëve më të rëndësishëm të bavarezëve. Ai do të mungojë në supersfidën e nesërme të Ligës së Kampioneve me Atletiko Madridin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Dopio Morata, Pirlo debuton me fitore në Champions

Publikuar

-

Nga

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Golat dhe rastet e DYNAMO KYIV-JUVENTUS

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

Golat dhe rastet e ZENIT-CLUB BRUGGE

U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund.

LEXO TE PLOTE