Connect with Us

Efektivi denoncon sistemin e gjobave/ Shefi i Komisariatit të Durrësit presion vartësve

Denoncim

Efektivi denoncon sistemin e gjobave/ Shefi i Komisariatit të Durrësit presion vartësve

Publikuar

-

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Një punonjës policie në komisariatin e policisë të qytetit të Durrësit ka denoncuar sistemin e gjobave në këtë komisariat.

Efektivi dixhital, ka bërë një denoncim me anë të ish-kryeministit Sali Berisha, ku ngre një sërë akuzash ndaj shefit të komisariatit Geront Seitllarit.

Sipas tij, shefi i komisariatit i ka urdhëruar dhe i bën presion që të procedojnë penalisht qytetarët për çdo suvatim, lyerje, rikonstruskion çatie, muresh, shtëpiash të shembura nga tërmeti.

Polici deklaron se ai dhe miqtë e tij nuk kanë ku të ankohen, pasi pretendon se Seitllari ka lidhje shumë të forta dhe mburret se është shok dhe mik i ngushtë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliun.

“Kam 20 vite punë në këtë komisariat dhe nuk mbaj mend shef komisariati të ketij niveli. Ky i ashtuquajtur shef komisariati për hir të së vërtetës na ka shndërruar në gjobëvënësa ndaj njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve duke na kërkuar lekë ose në të kundërt t’i procedojmë penalisht për çdo suvatim, lyerje, rikonstruskion çatie, muresh, shtëpiash të shembura nga tërmeti, etj, etj.

Na kërkon që t’i çojmë dokumentacion e shtëpive të ndërtuara përpara 6-7 vitesh dhe në rast se nuk i shkon zarfi me lekë kërkon që ti procedojmë. Një shef i cili nuk na ka kërkuar një herë informacion për ngjarje kriminale por që merret vetëm me ndërtimet pa leje a thua se kjo është detyra primare e policisë ndërkohë që vjedhjet lulëzojnë në qytet pasi ne me urdhër të këtij shefi merremi vetëm me kontrollin e territorit për ndërtime.

Kemi frikë të shkojmë në punë pasi një herë në javë na thërret në zyrë vetëm për vetëm duke na bërë presion se do të na transferojë me motivin se nuk e kemi situatën nën kontroll me ndërtimet dhe në moment që i çojmë zarfin qetësohet dhe e harron transferimin. Kemi dhe shumë e shumë gjëra të tjera për të thënë për këtë shef komisariati por do duhej një roman që të përshkruheshin gjithë bëmat e tij. Të lutem anonim se këta të internojnë bashkë me familjen”, thuhet në mesazhin e efektivit dixhital./ CNA.al

shef komisariati për hir të së vërtetës na ka shndërruar në gjobëvënësa ndaj njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve duke na kërkuar lekë ose në të kundërt t’i procedojmë penalisht për çdo suvatim, lyerje, rikonstruskion çatie, muresh, shtëpiash të shembura nga tërmeti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Drejtoresha pezullon punësimet e portalit/ Lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha pezullon punësimet e portalit/ Lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin,pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”.

Jonida Jonuzi e cila ankohet në Fiks Fare  shprehet  se drejtoresha e ZA Kuçovë ka pezulluar punësimet në kundërshtim me ligjin duke i lënë mësuesit ndihmës pa punë, por mbi të gjitha fëmijët me aftësi të kufizuar pa mësim.

Jonida shprehet  se nga portali i ‘Punësimit për mësues’ në emailin e saj i ka mbërritur një mesazh i cili konfirmon punësimin si mësuese ndihmëse. Ajo tregon se është paraqitur pranë zyrës arsimore, por drejtoresha i kërkonte një certifikatë për të cilën Jonida dhe gjithë konkurrentët e tjerë kishin vetëm vërtetimin . Certifikata i dilte pas dy ditësh, por ndërkohë drejtoresha ka pezulluar punësimin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar duke i lënë ata pa mësim dhe Jonidës i thonë të paraqitet vetëm kur ta njoftojnë me email .

Jonida kërkon ndihmën e Fiksit për këtë padrejtësi që po i bëhet. Nga telefonata që kryen  me juristin e DRAP Korçë, Jonida mëson se jo vetëm që certifikata të cilën ja kanë kërkuar në zyrën arsimore nuk është e nevojshme për punësimin, por vendimtar është portali nga i cili i ka ardhur përgjigjja konfirmuese. Gjithashtu juristi i thotë se DRAP  Korçë nuk është në dijeni që nxënësit nuk kanë mësues ndihmës. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Zyrën Arsimore Kuçovë e cila është në varësi të DRAP Korçë.Takojnë juristin e institucionit i cili pyet gazetaren a ka dijeni për mënyrën e punësimit nga portali dhe ndërkohë që pas pak minutash bisedë  jurist justifikohet se nuk e njeh mirë ligjin pasi vetëm dy muaj ka në këtë post pune.  Ai gjithashtu këmbëngul  se pezullimet janë bërë nga  DRAP  Korçë.

Për këtë arsye gazetarët i kërkojnë një dokument zyrtar që vërteton komunikimin mes tyre por juristi thotë që komunikimi ka qenë verbal ose me anë të whatsap dhe e ka drejtoresha. Juristi i zyrës arsimore po ashtu thotë se nxënësit me aftësi të kufizuar nuk kanë nevojë për mësuesin ndihmës. Në këto kushte gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtoreshën e Zyrës Arsimore Kuçovë, e cila pohon se procesin e ka pezulluar ajo. E pyetur se në çfarë bazash ligjore , ajo shprehet se është e zënë në një takim në Konsullatën e Vlorës, por shton se mësuesja që ankohet nuk ka dalë e para në portal por e nënta. Pyetjes se kush nuk janë të punësuar  nga tetë të parët e portalit drejtoresha mbyll telefonin duke shmangur në këtë mënyrë përgjigjen./ Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbëve/ Dentisti i heq gjithë nervat

Publikuar

-

Nga

Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbë/ Dentisti i heq gjithë nervat

Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga qyteti i Fierit, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze.

Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervav të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj me heqjen e nervave”, ka treguar qytetarja.

Sipas zonjës trajtimi ka zgjatur rreth 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve. Një tjetër stomatologe shprehet se mjekimi që është bërë për zonjës ka qenë i gabuar dhe ndaj dhe i është shkaktuar infeksioni.

Ke ardhur dhe më ke thënë: po më dhëmbin. S’kam shumë kohë, që i kam hequr nevat dhe të ishin infektuar. I kam hequr vetëm të parët, që ishin me infeksion, që dukeshin, s’mbante më pilafi ujë. Kishte dhimbje shumë. Nuk e di shkakun fiks-fiks, por dhe ato kur dilnin, ishin me granuloma rreth e përqark, me gingiva.

Kanalet e patrajtuara deri në fund. Ka doktori faj, ka, ka fajet e tij, por nuk e di, çfarë ka dashur të arrijë ai me këtë lloj trajtimi, që i ka bërë pacientit, atë nuk e di. Por për paradontozë, e ka të shprehur vetëm në pjesën e sipërme, këtu. Por jo në pjesën e poshtme. E dashur, u ka hequr 28 dhëmbëve nervat. Urdhëro, janë 28 dhëmbë të hequr nervat”, shprehet dentistja.

“Stop” ka shkuar edhe dentisti Artan Canaj, i cili ka patur një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është sëmurë e nuk e njeh fare.

Gazetarja: Doktor si jeni?

Dentisti Artan Canaj: Dil jashtë! Dil jashtë, se këtu je në pronë! Jashtë, se të thyva brinjët!

Gazetarja: Një sekondë.

Canaj: Dil jashtë, hajde! (denoncueses) jashtë, se të thyej brinjët, ec! Ik mos të shoh më, se të griva!

Gazetarja: Qetësohuni vetëm pak, se nuk e kuptova këtë agresivitetin tuaj!

Canaj: Hajde shpirt! Fol, si është problemi!

Gazetarja: Ça problemi ka?

Canaj: Ça problemi ka ajo? As nuk e njoh fare. Nuk e njoh fare.

Gazetarja: Nuk ka qenë pacientja juaj?

Canaj: As dua t’ia di fare shpirt, nuk merrem me njërëz mendorë unë. Po të jemi privatisht bashkë, do thuash “paske të drejtë, o Tani, jo o doktor”

Gazetarja: Edhe nëqoftëse filmon, duhet të njohësh 2 palët!

Gazetarja: Patjetër! Prandaj kam ardhur.

Canaj: Atëhere ç’më vjen bashkë me atë?!

Gazetarja: Kam ardhur bashkë me atë. Si do të vija?

Canaj: Po leje mi zonjë, ulemi pimë kafe si të dojë shpirti jot. Unë jam shërbëtori jot.

Gazetarja: Ajo, a ishte pacientja juaj?

Canaj: Edhe njëherë pijmë kafe, këto lëri tani!

Gazetarja: Kam një ankesë nga zonja, që ka ardhur, ka bërë disa punime këtu.

Canaj: Po ç’merrem me zonjën tani! Të lutem shumë! Nuk merrem me zonjën unë. S’e njoh fare, troç. Edhe nëqoftë se e filmon, pijmë kafe, si të dojë qejfi, qysh, tek…

Gazetarja: Pa pirë kafe.

Canaj: Pijmë kafe! Flasim! Unë nuk merrem me njerëz, që pandemia ka bërë punën e vet.

Gazetarja: Mendoj, që do ishte më mirë të pranonit punimin, që keni bërë dhe pse e keni bërë?

Canaj: Nuk e njoh fare! Të lutem gazetare! Je shumë e nderuar në punën tënde fisnike.

Gazetarja: Paradontoza, si trajtohet doktor?

Canaj: Të lutem! Jam në punë, punën e ke të shenjtë. Mirupafshim!

Pasi kësaj ngjarje të pakëndëshme me doktorin Artan Canaj, ne biseduam me stomatologun kirurg Bashkim Murati, i cili shpjegon, se çfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare “zhvesh” ish-ambasadoren nga përfitimet diplomatike

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare “zhvesh” ish-ambasadoren nga përfitimet diplomatike

Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik.

Rreth dy vjet më parë Luljeta Vuniqi u largua nga ambasadore, por makinën me targa diplomatike vazhdoi ta përdorte deri sa Fiksi “trokiti” në derën e saj.

Ajo nuk pranoi të përgjigjej për targat e makinës të parkuar poshtë banesës së saj, por pas dy ditësh i zëvendësoi ato me targa normale.

Fiks Fare u interesua pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Paraprakisht gazetarët kishin njoftuar për problematikën ministren Meliza Haradinaj nëpërmjet një mesazhi. Këshilltari i saj kur takoi gazetarët pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij komunikimi dhe tha se do të vërë në dijeni ministren nëse dikush është i gatshëm të japë një intervistë lidhur me këtë problem. Ministrja jo vetëm që nuk pranoi të takonte gazetarët, por këshilltari urdhëroi rojet që të nxirrin jashtë godinës gazetarët pasi askush nuk do të prononcohej.

Gazetarët e Fiksit u penguan të raportonin edhe jashtë godinës. Ku rojet i nxorrën jashtë parkimit me pretendimin se kështu e kishin urdhërin.

Për këtë çështje Fiksi i dërgoi një kërkesë zyrtare Ambasadës së Kosovës në Hungari. Kjo e fundit u përgjigj menjëherë. Në të thuhej:

Ju pershëndesim, dhe ju informojmë, se të gjitha të dhënat që ju i kërkoni nga ne, i kemi dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë, nëse keni intersim për këtë çështje, adresa e juaj mbetet, MPJD në Prishinë.
Por kjo e fundit, edhe pse u kontaktua me mesazh dhe ju dërgua shkresë në emalin zyrtar, nuk ka kthyer ende një përgjigje. E vetmja që duket se reagoi ishte Luljeta Vuniqi, ish ambasadorja, e cila, pasi Fiksi i “trokiti” në derë, nxitoi menjëherë që të hiqte targat diplomatike dhe t’i zëvendësonte me ato të Kosovës./ Tch

LEXO TE PLOTE