Connect with Us

E akuzuan si autor të atentatit me tritol/ Reagon nipi i Kastriot Reçit: Po na inkriminoni, s’kam lidhje

Kronika

E akuzuan si autor të atentatit me tritol/ Reagon nipi i Kastriot Reçit: Po na inkriminoni, s’kam lidhje

Publikuar

-

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Disa ditë më parë Tirana u trondit nga një shpërthim me tritol në një makinë, ku mbeti i plagosur Preng Gjini.

Prokuroria ka ngritur dyshimet se autor i këtij atentati është nipi i Kastriot Reçit, pasi është parë duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte shpërthimi.

Por sot ka reaguar vetë autori i dyshuar, A Reçi, i cili në një prononcim për BË mohon akuzat dhe deklaron se në momentin e shpërthimit nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Unë jam A. Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve. Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek.

E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale.

LEXO EDHE:  Lazarati tronditet nga shpërthim tritoli

Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe përfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje.

Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat. Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë lidhje me mua dhe familjen time”, ka deklaruar ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Ngarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje, në fshatin Halilaj, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një prej drejtuesve.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Pak orë pas vrasjes në Rrëshen/ Policia gjen snajper pranë një pallati

LEXO EDHE:  Tritol Varkës së peshkimit në Volorekë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se në vajzë, rreth 30 vjeçe ka lënduar veten duke prerë damarat.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta.

E reja u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Atentati në ish-bllok/ Kush ishin personat e rëndësishëm, atë natë në Tiranë

LEXO EDHE:  Tritol para derës së kryebashkiakut/ Arrestohet autori

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohtet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  “E hodhën në erë në mes të Vlorës”/ Kush iu kujtua Klodiana Lalës pas atentatit

LEXO EDHE:  Pak orë pas vrasjes në Rrëshen/ Policia gjen snajper pranë një pallati

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE